Loading...

Prishtinë, debat i nxehtë për Kumanovën. Haradinaj: Gruevski mos dha urdhër për bastisjet në Kosovë – VIDEO

0202.jpg

Kreu i MPB-së së Kosovës Skënder Hyseni dhe drejtori i Policisë Shpend Maxhuni, kanë thënë se nuk kanë pasur kurrë raport nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) për grupin e armatosur që luftoi në Kumanovë. Sipas informacioneve që posedon Policia e Kosovës, në incidentin në Kumanovë janë vrarë 9 shtetas kosovarë dhe janë arrestuar 21 tjerë.

“MPB-ja dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë nuk kanë pranuar asnjë raport të AKI-së i cili është publikuar në media. Edhe ashtu fizikisht dhe në çdo pikëpamje kemi qenë të pamundësuar që të parandalonim diçka, edhe po të kishim pasur informacione”, deklaroi Skënder Hyseni, Ministër i Brendshëm i Kosovës.

Aida Dërguti, e cila është anëtare e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, tha se në një mbledhje të mbyllur që kanë mbajtur me përfaqësues të këtij institucioni, u është thënë anëtarëve të këtij komisioni se më 23 shkurt AKI-ja ka informuar presidenten, kryeministrin dhe se ministri i brendshëm ka qenë në dijeni për ngjarjen që do të ndodhë në Kumanovë.

“AKI-ja e ka konfirmuar para Komisionit se me datën 23 shkurt raporti për këtë grup i është dorëzuar kryeministrit dhe presidentes ashtu siç e kanë obligim me ligj. Ndërkohë kanë thënë gjithashtu se për ngjarjet kanë qenë në dijeni, ministri i Punëve të Brendshme, ministri i Drejtësisë si dhe drejtori i Policisë”, tha Aida Dërguti – Deputete e ‘Vetëvendosjes’.

“Nuk mund ta marr si valide këtë që thoni, sepse mënyra se si e trajtuat e keni humbur besueshmërinë time që të besoj atë që thoni që MPB-ja ka qenë e njoftuar, sepse ju them se MPB as s’ka pasur raport, as s’ka pasur asnjë njoftim nga to që janë dhënë në opinion, pikë”, u shpreh Skënder Hyseni – Ministër i Brendshëm i Kosovës.

Ministri Hyseni tha se nuk kanë ende numër të saktë të të vrarëve dhe arrestuarve pasi autoritetet maqedonase po luajnë më mënyrën e dorëzimit të emrave. Por, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni tha se në bazë të informatave që kanë marr nga autoritetet maqedonase deri më tani, rezulton se janë 9 shtetas kosovarë që janë vrarë në Kumanovë dhe 21 të arrestuar.

“Ne kemi qenë në një situatë të pavolitshme në raport me marrjen e informacioneve nga autoritetet maqedonase për gjendjen në përgjithësi, e që sot e kësaj dite kemi pak informacione…

Nga puna që ne e kemi bërë rezultojnë të jenë 9 kosovarë të vrarë, flas nga informacionet që autoritetet maqedonase i kanë dorëzuar tek ne dhe profili i gjurmëve të gishtërinjve rezultojnë 9 kosovarë të vrarë dhe 21 të arrestuar që janë nën masën nga autoritetet maqedonase”, deklaroi Shpend Maxhuni – Drejtor i përgjithshëm i policisë së Kosovës.
Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi kërkoj të dijë nga Hyseni dhe Maxhuni se mbi çfarë baze është bërë bastisja e familjeve ende pa ditur nëse familjarët e tyre kanë qenë të përfshirë në Kumanovë, janë vrarë apo janë arrestuar.

“Bastisja e familjeve të cilat nuk dinin asgjë për anëtarët e tyre, as për përfshirjen, as për arrestimin e mundshëm as për vdekjen e mundshme, ka qenë vërtetë e papritur. Nëse thuhet se nuk është në kompetencë e MPB-së të dijë paraprakisht, unë mendoj që duhet të dijë paraprakisht, por prapë se prapë përshkrimi i detyrave ju mban anash në këtë çështje”, theksoi Rexhep Selimi – Deputet i Vetëvendosjes.

Ministri i brendshëm Hyseni tha se bastisja është bërë me urdhër të prokurorit, por se cili ka qenë përshkrimi i prokurorit, këtë ministri s’mund ta dijë dhe s’duhet të dijë kurrë.

Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku tha se një shtet i kriminalizuar nuk duhet që duke përdorur njerëzit e Kosovës dhe Kosovën t’i arrij qëllimet e veta.

“Një shtet i kriminalizuar që bënë veprime kriminale të njohura më i gjithë opinioni i atij shteti për veprimet me vite të tëra që ka bërë, ai nuk mund të lejohet as të pretendoj që për interesa të mbajtjes së pushtetit dhe rrezikshmërisë së tij nga opinioni i vet i brendshëm i humbjes së pushtetit që të na përdor neve, vendin tonë, njerëzit tonë, si kartë për të arritur qëllime të caktuara të tyre”, tha Fadil Demaku – Deputet i PDK-së.
Ministri i brendshëm i Kosovës Hyseni tha se që nga incidenti i Kumanovës, deri tani janë realizuar shtatë takime mes presidentes, kryeministrit, ministrit të Jashtëm dhe atij të punëve të brendshme.

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar të dijë nga Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, se kush ka dhënë urdhër për bastisjen e familjeve të të arrestuarve në Kumanovë.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i ka kërkuar llogari ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçit, për bastisjen që policia e Kosovës iu bëri para pak ditësh disa familjeve të dyshuara se kanë lidhje me grupin e armatosur të Kumanovës.

“Cili prokuror i jep policisë leje të shkojë e t’i bastisë njerëzit në ora 2 të natës, pa marrë asnjë informacion paraprak. Kush jep kësi urdhra me i terrorizuar qytetarët. Ku keni parë kështu, kush jep kësi urdhra?”, ka pyetur i mllefosur Haradinaj, transmeton Klan Kosova.

Minsitri Kuçi është përgjigjur duke deklaruar se edhe ai vetë kishte marrë vesh në media për rastin

“Nuk mund ta dijë kush ka dhënë urdhër për këtë operacion , krejt cka di rreth kësaj jam informuar në media”

Komentet

One thought on “Prishtinë, debat i nxehtë për Kumanovën. Haradinaj: Gruevski mos dha urdhër për bastisjet në Kosovë – VIDEO”

  1. dardan says:

    E qe jav paske be ftyren bythe !!!…

Leave a Reply

Top