Loading...

Problematikat dhe dobësitë e arsimit dhe kushteve

sd.jpg

Që të hapërojmë përpara duhet që t’i detektojmë dobësitë tona dhe vazhdimisht të kërkojmë zgjidhje për të qenë më efikas, efektiv dhe profitabil.
Por, diagnostifikimi nuk është aq problem sa që është terapia. Duhet pranuar që ka pasur përpjekje për të zgjidhur problemet, megjithatë ato ende janë prezente, të pazgjidhura. Thënë ndryshe, “tortës” ju është dhënë forma, por jo edhe shija. Duhet që të fillojmë me reduktimin e orëve mësimore dhe, ndryshimin e teksteve shkollore,
Ajo që duhet të jetë shqetësuese për shoqërinë tonë e në veçanti për mësimdhënësit, prindërit dhe ministrinë e arsimit është fakti që për shumë nxënës, shkolla është gjëja më e mërzitshme dhe më e neveritshme, që ata duhet bërë. Orët mësimore, janë orët më të gjata për ta, ndërsa zilja është tingulli më i ëmbël me gjithë vrazhdësinë e saj. Andaj, Ministria e Arsimit duhet të zhvillojë politika dhe të hartoj plane, zbatimi i të cilave do të bëjë shkollën një ambient më të dashur, atraktiv dhe stimulues për nxënësit.

Një gjë tjetër që vërehet në shkollat tona është, se nxënësit stimulohen që të mësojnë përmendësh, në mënyrën “bilbilistike” apo “papagallistike” të lëndëve mësimore, gjë kjo që është e mundimshme, e lodhshme dhe më e keqja jo e dobishme për shoqërinë dhe për vetë nxënësit. Nëse qëllimi është vetëm të memorizuarit e të dhënave, atëherë nuk është etike të mundohen nxënësit, këtë gjë tash shumë mirë mund t’a bëjnë kompjuterët. Ndërsa në anën tjetër nuk vlerësohet, stimulohet dhe “kultivohet” të mësuarit logjikshëm, të menduarit kreativ, dhe të menduarit të pavarur.

Pas përfundimit të shkollimit të mesëm, pa dallim gjimnazi apo shkollës profesionale, është i imponuar të vazhdojë studimet më shpresë se pas përfundimit të tyre të gjej një punë, ose të gjejë “fatin” “me letra” diku në Evropë dhe të ikë nga vendi ose të rrijë në shtëpi dhe të bëjë çfarëdo pune që ju ofrohet, nëse ju ofrohet ndonjëherë. Kjo nuk është aspak e këndshme. Gjithsesi duhet bërë një kanalizim dhe menaxhim i drejt i “pasurisë” më të madhe të vendit – rinisë. Përndryshe injorimi i saj mund të sjellë pasoja të rënda për vendin…
Për zgjidhjen e këtyre problemeve, mjafton vetëm pak dëshirë dhe respektim të ligjshmërisë dhe praktikave.

-Blendi Hodai

Komentet
Top