Loading...

Problemet s’kanë fund, BDI-ja mjaftohet me MO-në

artan-grubi1-540x405.jpg

BDI-ja realizoi futjen e MO-së në preambulën e Kushtetutës, si arritje, por dhjetëra projekte akoma më të rëndësishme, ende nuk gjejnë zgjidhje pavarësisht premtimeve nëpër fushatë. Edhe politikisht, dy liderët e partive më të mëdha në koalicion nuk gjejnë zgjidhje as për ndërrimin e emrave të dy shkollave në Çair. Përfaqësuesit shqiptarë i referohen shkollave me emrat e dëshmorëve shqiptarë, por zyrtarisht, në dëftesa qëndrojnë emrat e vjetër.

Pavarësisht se në tabelën lajmëruese qëndron emri Imri Elezi, emri legjitim i kësaj shkolle fillore është Nikolla Vapcarov. Fat të njëjtë me këtë shkollë ndanë edhe shkolla tjetër fillore gjithashtu këtu në Komunë të Çairit, Ismail Qemali, emri legjitim i të cilës Rajko Zhinzifkov.

Kur flitet për ndryshimet kushtetuese, BDI-ja thotë se partitë e vogla nuk kanë kreativitet dhe synojnë pikë politike, por çështjet shqiptare të premtuara nga vetë ajo, ende janë në harresë.

Përveç emrave të shkollës, zgjidhje politike nuk mund të gjendet as për kërkesat e kamotshme, si për pikën kufitare Llojan-Miratoc, ëndërr për banorët e zonave kufitare për më shumë se dy dekada, të cilët kanë lidhje të afërta familjare mes tyre. Mungesa e Pikës doganore në vendkalimin kufitarë Jazhincë-Glloboqicë është gjithashtu brengë e kamotshme e bizneseve që gravitojnë në Fushën e Pollogut. Bellanoc-Stanciq, fondet për të cilën dështuan nga ana e Maqedonisë, por që ditën e fundit, projekti dhe fondet iu deleguan palës kosovare.

Asgjë nuk kanë bë për shqiptarët.

Asgjë nuk kanë bë. Çka paskan bërë ato? Edhe shumë mbetet për tu bërë. Deri tani nuk kanë bërë asgjë.

Edhe ligji për përdorimin e gjuhëve mbeti në qorrsokak, ndërkohë që fjala pompoze se shqiptarët janë shtetformues është harruar prej kohësh, apo edhe kërkesa të tjera që derivuan nga deklarata e përbashkët e partive shqiptare

Komentet
Top