Prodhimi i PlayStation 3 përfundon zyrtarisht në Japoni

52374881_playstation.jpg

Edhe pse PlayStation 4 dhe PlayStation 4 Pro tashmë janë në shitje dhe disa analistë thonë se do të shohim edhe gjeneratën e tyre të pestë vitin e ardhshëm, në Japoni zyrtarisht i është dhënë fund prodhimit të PlayStation 3.

PlayStation 3 për herë të parë ishte publikuar në nëntor 2006 dhe ishte një hap i madh krahasuar me PlayStation 2.

Sony që atëherë premtoi se do të mbante në prodhim këtë model për dhjetë vjet dhe tash pas ndodhemi në vitin 2017 mund të themi se ka mbajtur fjalën.

Kompania Sony ka shitur mbi 80 milionë PlayStation 3 deri më tash, ndërsa PS4 është shitur në më shumë se 60 milionë njësi

Komentet
Loading...
Top