Profesori Shasivari mori pjesë në konferencë ndërkombëtare në Bullgari

thumbnail_Foto-1-konferenca.jpg

Profesori i së drejtës kushtetuese dhe administrative në Fakultetin juridik të UEJL-së, prof. dr. Jeton Shasivari nga 25 deri 31 gushti qëndroi në Allbena të Republikës së Bullgarisë, ku mori pjesë në Konferencën e tretë ndërkombëtare të shkencave shoqërore dhe të arteve e njohur si: SGEM, ku në sesionin e pestë plenar kushtuar shkencave juridike, i paraqiti gjetjet e tij të dy publikimeve shkencore: “Mbrojtja gjyqësore e të drejtave të qytetarëve në kuadër të kontestit administrativ në Republikën e Maqedonisë-Gjendja dhe perspektiva” dhe “Aspektet kushtetuese të pavarësisë së gjyqësisë në Republikën e Maqedonisë midis De lege Lata dhe De lege Ferenda”.

Përndryshe, konferenca e SGEM mblodhi mbi 500 studiues të shkencave shoqërore dhe të arteve nga e gjithë bota, dhe organizohet nga disa akademi të shkencave e të arteve, si: Akademia Evropiane, Akademitë e Bullgarisë, Kroacisë, Çekisë, Slovakisë, Turqisë, Polonisë, Ukrainës, Moldovës, Armenisë, Gjeorgjisë, Letonisë, Këshilli shkencor i Japonisë, etj., ku punimet shkencore të kësaj konference evaluohen dhe indeksohen nga bazat e njohura shkencore të të dhënave, si: Thomson Reuters, ISI Web of Knowledge, Elsevier, etj.

Komentet
Loading...
Top