Progresi i arritur është në rrezik, vazhdimi i krizës dëmton shtetin dhe qytetarët

zannier-copy-750x430.jpg

Nga Lamberto ZANNIER

U ktheva në Shkup me një mesazh-pa stabilitet politik, progresi i arritur në vitin 2016 rrezikohet. Kriza e vazhduar politike cenon shtetin dhe dëmton qytetarët e tij. Kriza politike dy vjeçare jo vetëm që ngadalëson reformat, por edhe rrezikon që e njëjta të marrë përmasa ndëretnike dhe rajonale, të cilat as shteti, e as rajoni nuk mund t’ia lejojë vetes.

Për ta mbrojtur demokracinë, duhet patjetër respektuar rezultatet zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme në dhjetor të vitit 2016 konsideroheshin nga të gjithë si një mundësi për një kapitull të ri dhe lëvizje përpara. Gjë e cila nuk ka ndodhur akoma. Qytetarët dolën të votojnë në numër të madh, disa votuan për parti të cilat janë ndryshe nga përkatësia e tyre etnike dhe parti të reja fituan përfaqësim parlamentar. Zyra e OSBE-së për institucione demokratike dhe të drejtat e njeriut (ODIHR) vlerësoi se dita e zgjedhjeve ishte kryesisht mirë e administruar dhe kaloi pa incidente të mëdha. Megjithatë, periudha pas-zgjedhore u dëshmua si sfiduese, e shënuar nga një gjendje politike pa rrugëdalje, si pasojë e vendimit të Presidentit Ivanov të mos ja dorëzojë opozitës mandatin për formimin e qeverisë, ndonëse e njëjta sigurojë shumicë në Parlament. Shumica, përfshirë këtu dhe veten time, shprehën shqetësime të thella lidhur me zhvillimet e fundit. Institucionet e shtetit duhet patjetër të gjejnë mënyrë të shkojnë përpara në bazë të rezultateve nga zgjedhjet e dhjetorit, për të formuar një qeveri në pajtim me parimet dhe standardet demokratike dhe në pajtim me sundimin e së drejtës. Tani është koha që liderët politik të ndërmarrin përgjegjësin e tyre dhe të dëshmojnë se ata veprojnë për interesin afatgjatë të shtetit dhe jo vetëm për interes të partisë së tyre.

Parimet themelore të demokracisë duhet të mbizotërojnë

Respekti për parimet themelore të demokracisë, përfshirë parimin e shumicës në pajtim me kornizën ligjore, janë gjërat të cilat qytetarët i anticipojnë pas dhënies së votës së tyre. Shtetet e ndryshme në rajonin e OSBE-së udhëhiqen mbi praktika të ndryshme dhe kanë modele të ndryshme të qeverisë, mirëpo parimi i përgjithshëm që aplikohet nëpër hapësirën e OSBE-së është se në çdo rast kur një parti politike apo koalicion gëzon shumicën e delegatëve në parlament, ajo është partia që ndërmerr përgjegjësitë e qeverisjes.

Mos lejoni mesazhet nxitëse të prodhojnë tensione ndëretnike

Mesazhet nxitëse të kohës së fundit nga aktor politik të caktuar, pretendimet se kërcënohen uniteti dhe sovraniteti i Shtetit dhe incidentet etnikisht të motivuara dhe sloganet janë shkaqe për shqetësim. Në të njëjtën kohë, liderët në rajon duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të përmbahen nga deklarata apo nisma të tjera të cilat mund të shkaktojnë përkeqësimin e mëtejshëm të situatës. Tensionet ndërmjet Shteteve në raport të marrëdhënieve ndëretnike dhe çështjeve të pakicave kombëtare nuk janë gjë e re për OSBE-në. Në bazë të përvojës praktike mbi trajtimin e këtyre çështjeve, në vitin 2008, Komisioneri i lartë i OSBE-së për pakicat kombëtare (HCNM) ka përpiluar Rekomandimet e Bolzano-s/Bozen për Pakicat Kombëtare në Marrëdhëniet Ndërshtetërore. Këto rekomandime shërbejnë si udhërrëfyes referencë mbi adresimin e pyetjeve që prekin pakicat kombëtare në kontekst të marrëdhënieve ndërshtetërore në mënyrë që mbron dhe promovon të drejtat e personave që u takojnë pakicave kombëtare, parandalimin e konfliktit dhe përforcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Të mos harrojmë se Komuniteti Ndërkombëtar ka luajtur rolë të rëndësishëm në rikthimin e stabilitetit dhe sigurisë në shtet në kohë të përçarjes dhe trazirave. Si pjesë e kësaj përpjekjeje kolektive, që nga viti 2001, OSBE-ja mbetet e përkushtuar në përkrahjen e zbatimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit (MKO), e cila sigurojë paqe dhe trasojë rrugën për përmirësimin e të drejtave të komuniteteve në shtet, duke mirëmbajtur unitetit e shtetit. MKO-ja mbetet bazë solide për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të komuniteteve. Ndonëse, kohezioni në aspekt të marrëdhënieve ndëretnike akoma ka nevojë për përkushtim të vazhduar ndaj diversitetit dhe vëmendje dhe përpjekje të qëndrueshme nga institucionet e shtetit dhe palët e përfshira. Misioni i OSBE-së në Shkup dhe KLPK-ja janë të gatshëm të vazhdojnë me asistencën e tyre në bazë të angazhimeve të OSBE-së dhe praktikave të mira. Marrëdhëniet e mira ndëretnike janë thelbësore për stabilitetin jo vetëm të këtij shteti, por të rajonit në përgjithësi. KLPK i parë i mirënjohur, Max Van derStoel, deklaroi se integrimi i diversitetit dhe ndërtimi i shoqërive pluraliste duhet pasur parasysh se “interesat e pakicave dhe shumicës nuk janë reciprokisht ekskluzive” dhe se “mbrojtja dhe promovimi i një identiteti nuk duhet të bëhet në barrë të tjetrit”.

Interesi i qytetarëve në vend të parë

Tani është koha që institucionet e shtetit dhe liderët politik të veprojnë në interes të të gjithë qytetarëve, të cilët ndajnë shpresën për një ardhmëri të qëndrueshme, begatshme dhe demokratike pavarësisht etnitetit të tyre. Tani është koha që liderët politik të bëjnë të pamundurën për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve dhe thellimin e krizës. Tani është koha për t’u fokusuar tërësisht në sundimin e së drejtës, pavarësinë e gjykatës, lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave, qeverisjen demokratike, proceset zgjedhore të lira dhe drejta, marrëdhëniet ndëretnike, arsimin dhe ndërtimin e kapaciteteve në institucionet e shtetit. OSBE-ja mund t’ju ndihmojë. Ky është roli ynë dhe unë ju inkurajojë ta shfrytëzoni këtë.

Ju jetoni në një rajon të pasur me diversitet. KLPK i OSBE-së njëherësh përgëzoi popullatën lokale, të të gjitha etniteteve, për unitetin e jashtëzakonshëm që ka treguar në raste të ndryshme. Mos e harroni rëndësinë dhe fuqinë e unitetit të tillë. Pikërisht ai duhet të shërbejë si inspirim për të ecur përpara.

(Autori është Sekretari gjeneral i OSBE-së. Prej mediave në gjuhën shqipe në Maqedoni, gazeta KOHA mban të drejtën ekskluzive të këtij shkrimi)

Komentet
Top