Pronari gjerman i zinxhirit të marketeve DM e fali të gjithë pasurinë e tij

gotz-1728x800_c.jpg

Gotz Werner, pronar i zinxhirit të marketeve DM, hoqi dorë nga pasuria e tij të cilën e dhuroi në një fondacion bamirësie, transmeton Shqipmedia.

Me këtë ai konfirmoi një gjë që shumica e dinë, dhe ajo është se Werner është një njeri i zakonshëm, prandaj edhe nuk është çudi që kompania e tij është e tillë. Ai vetë e konfirmon një gjë të tillë me fjalët “Nuk është e turpshme të bëhesh i pasur, e turpshme është të vdesësh i pasur”.

Pasuria e tij ka vlerë prej 1 miliardë euro, dhe pas vdekjes do ta trashëgojnë shtatë fëmijët e tij. Megjithatë nga kjo gjë tani më ska asgjë. Fëmijëve u sigurioi arsimim cilësor dhe u dha bazë për t’u bërë të pasur.

“Fëmijët kanë të drejtë për një fillim të mirë në jetë, por jo edhe për atë që prindërit t’ua sigurojnë gjithë jetën”, tha Werner duke shpjeguar vendimin e tij të pazakontë.

Gotz Werner (66) është profesor i ekonomisë dhe bashkë-autor i librit “1.000 euro për të gjithë”. Ai thotë se secili qytetar të ketë të arrdhura bazë prej 1.000 euro, sepse kjo shumë e parave e çliron njeriun./Shqipmedia

Komentet

Leave a Reply

Top