Loading...

Protesta të dhunshme në Shkup, protestuesit përleshen me policinë – VIDEO

naslovana-_o.jpg

Protesta të dhunshme po regjistrohen mbrëmjen e sotme në Shkup të Maqedonisë.

Protesta po zhvillohet përpara zyrës së Presidentit, Gjorgje Ivanov. Mijëra persona të mbledhur në shesh kanë hedhur fishekzjarre dhe sende të forta në drejtim të ndërtesës shtetërore. Protestuesit duke shkuar tek zyrat e VMRO-DPMNE-së kanë filluar të përleshen me policinë.

Me thirrjet “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”, protestuesit marshuan në drejtim të ndërtesës së Presidencës si reagim kundër vendimit të Ivanovit për të falur të gjithë politikanët nën hetim.

Amnistia u mor dy ditë më parë dhe kishte për qëllim që të mos kishte tensione gjatë zgjedhjeve. Protestat organizohen nga shoqëria civile.

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media