Loading...

Protestat kundër rastit ‘Monstra’, studenti i dënuar do rikthehet në burg

2551.jpg

Adem Abdullau, student i Fakultetit pedagogjik, më 3 Qershor duhet të braktis fakultetin dhe të hyjë prapa grilave për të vuajtur dënimin prej 3 viteve burg nën akuzën për pjesëmarrje në protestat e dhunshme kundër rastit Monstra vitin e kaluar. Atij Gjykata i kishte caktuar 3 muaj liri për të ndjekur ligjëratat, pasi kjo i kishte takuar me ligj, por kjo e drejtë nuk i është lejuar për herë të dytë edhe pse pikërisht në ditën kur ai duhet të hyjë në burg, fillon sesioni i provimeve në fakultet. Dënim i njëjtë u është shqiptuar edhe 5 të rinjve të tjerë, 3 prej të cilëve janë në arrati, ndërsa dy të tjerë tashmë vuajnë dënimin në burg. Familjarët e tyre akuzojnë se gjyqësori po luan standarde të dyfishta. Muhamed Iljazi, thotë se djali i tij Onuri as që kishte marrë pjesë në protestë ndërsa prokuroria nuk kishte pasur asnjë argument kundër tij. Dëshpërimi rritet edhe më shumë thotë ai, kur sheh që djalit të tij dhe pesë shqiptarëve tjerë u është shqiptuar dënimi maksimal, ndërsa për të rinjtë maqedonas që protestuan më 17 maj dhe ato që në lagjen Gjorçe Petrov dogjën pronat e shqiptarëve, sot janë në liri.
Edhe familjarët e të dënuarve të tjerë shprehen të revoltuar nga dënimet që u janë dhënë të afërmve të tyre për siç thonë ata, vetëm disa dritare të thyera para gjykatave, ndërsa janë lënë të lirë të rinjtë maqedonas për të cilët ka edhe video regjistrime se kanë lënë edhe policë të lënduar dhe kanë djegur objekte të tëra.

Komentet

Leave a Reply

Top