Pse Atletico ishte e detyruar të luaj me fanella të zeza?

auto_pse-650x3581493783933.jpg

Real Madrid dhe Atletico Madrid kanë zhvilluar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Për dallim nga herët tjera, siç jemi mësuar t’i shohim në La Liga të dy skuadrat me fanella tradicionale, Atletico është paraqitur me fanella të zeza.

E gjitha kjo nuk është bërë shkaku i ndonjë preference apo besëtytnie, por ishte kërkesë e UEFA-s.

UEFA i ka kërkuar Atleticos të vesh fanellat e zeza, pasi që në tradicionalen duket shumë ngjyra e bardhë, duke ngjasuar me atë të Real Madridit.

Kjo lë të kuptohet menjëherë se edhe në ndeshjen e kthimit në ‘Vicente Calderon’, Real Madridi nuk do të mund të vesh fanellën tradicionale, atë të bardhën.

Komentet
Loading...
Top