Loading...

Pse e vranë Astrit Deharin e Vetëvendosjes?

skandaloze-kastriot-myftaraj-thot-euml-se-meka-e-medina-duhet-t-euml-goditen-me-bomba-atomike_hd.jpg

Shkruan: Kastriot Myftaraj

Vdekja e Astrit Deharit ishte një vrasje shtetërore, por e një surrogat-shteti (imitim shteti) që edhe aktet e tillë i kryen në mënyrë idiote.
Astrit Deharin e vranë që t’ u jepnin një kumt shqiptarëve të përtej kufijve të Kosovës se aktivizmi i tyre politik në Kosovë, jo vetëm që është i padëshiruar, por paguhet me kokë. Për këtë qëllim zgjodhën një shqiptar me origjinë nga Kumanova e Maqedonisë, si një njeri të cilin nuk e mbron shteti në të cilin është nënshtetas. Por kumti vlen edhe për shqiptarët e Shqipërisë, aktivistë të Vetëvendosjes, pra tash e tutje do të paguani me jetën tuaj.
Astrit Deharin e vranë ata që zyrtarisht kanë marrë meritat e luftës për çlirimin e Kosovës dhe pushtetin si trofe të pamerituar të saj. Me logjikën e tyre të mbrapshtë kriminale me të cilën u vra Astrit Dehari, nuk duhet të kishte pasur ushtarë të UÇK-së dhe dëshmorë të saj nga trojet shqiptare jashtë Kosovës, kur dihet se të tillë qenë një pjesë e madhe e tyre.
Me logjikën e mbrapshtë kriminale me të cilën u vra Astrit Dehari, Republika e Shqipërisë nuk duhet të kishte lejuar që territori i saj të përdorej si bazë për luftën e Kosovës.
Astrit Deharin e vranë në kohën kur gjendej i burgosur si terrorist dhe vrasjen e tij e shpallën si vetëvrasje.
Një shtet i cili akuzon një kundërshtar politik si terrorist, ka detyrim ta mbrojë në mënyrë speciale atë, edhe në burg, duke u kujdesur për shëndetin e tij çdo ditë, sepse vdekja e tij e dyshimtë e bën shtetin përgjegjës për vrasjen e tij.
Shteti-surrogat i Kosovës duket se ka dëshirë që të mburret para dikujt me vdekjen e Astrit Deharit.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media