Pse Kina po investon kaq shumë në Europën Juglindore?

BALKANS-RGB-1160x1515-1160x436.jpg

Kina po investon miliarda paund në Greqi dhe vende të tjera të Ballkanit për të krijuar “Rrugën e re të Mëndafshit” nga Mesdheu në zemër të Bashkimit Europian, shkruajnë Andrew Hosken dhe Albana Kasapi për BBC.

Nisma “Një Brez Një Rrugë” (OBOR) përfshin shndërrimin dhe përmirësimin e porteve, aeroporteve, rrugëve dhe hekurudhave në të gjithë Ballkanin. Kinezët kanë blerë edhe industri, duke përfshirë një fabrikë çeliku afër kryeqytetit serb, Beogradit.

Por ekzistojnë shqetësime në këtë drejtim se Bashkimi Europian mund të kundërshtojë këtë nivel investimesh, në rast se ai do të shihet si një kërcënim i rëndësishëm i industrisë kineze ndaj atyre europiane.

Vitin e kaluar, kompania shtetërore kineze, Cosco, bleu një pjesë të madhe të aksioneve në Portin e Pireut, pranë Athinës. Kjo kompani po investon 385 milionë euro në Pire për të rritur si kapacitetin, ashtu edhe tregtinë me BE-në.

Pireu ka qenë gjithnjë një prej pikave më të synuara nga kinezët. Pozicioni gjeografik e ka shndërruar atë në një prej porteve më të rëndësishëm dhe më të mëdhenj për dërgesat që dalin nga Kanali i Suezit për në Mesdhe dhe falë thellësisë së saj, në ujërat e saj lundrojnë edhe anijet me kontejnerët më të mëdhenj.

Nektarios Demenopoulos, zëvendësmenaxher i Autoritetit të Portit të Pireut, u shpreh për BBC se investimi kinez në Pire ishte zgjeruar ndjeshëm që kur kinezët morën kontrollin e portit të kontejnerëve në vitin 2009.

“Në vitin 2016, ne regjistruam rreth 3,7 milionë kontejnerë, rreth njëzet metra të lartë dhe këto të dhëna janë dyfishi i asaj që ne kemi trajtuar në vitin 2009. Ne do të zgjerojmë edhe më shumë kapacitetin tonë të kontejnerëve, deri në 7.2 milionë të tillë. Pra, ne do të rritemi dyfish përsëri”, shtoi ai. Të gjithë grekët që punojnë me kinezët theksuan rëndësinë e marrëdhënieve kulturore midis dy vendeve, u shpreh Fotis Provatas, nga Këshilli Ekonomik greko-kinez me bazë në Athinë.

“Jam befasuar kur kam kuptuar sesa njerëz në Kinë e njohin kulturën e lashtë greke dhe madje e respektojnë shumë atë. Dhe ata e respektojnë kulturën perëndimore, sepse mendojnë se ajo është një vazhdimësi e kulturës së lashtë greke”, tha ai më tej.

Z. Provatas shtoi se kinezët kanë plane të mëdha investimi për Greqinë, duke përfshirë planet për të blerë dhe më pas për të zgjeruar gjerësisht Aeroportin e Athinës. Z. Provatas tha gjithashtu se Kina do të përmirësonte rrjetin hekurudhor në vendet e tjera të Ballkanit, veçanërisht në Republikën Fqinje të Maqedonisë dhe në Serbi.

Ai e përshëndeti këtë nismë gjigante në fushën e investimit, por tha se ekzistonte rreziku për një reagim të ashpër nga BE-ja.

Z. Provatas shtoi se edhe “Europa dëshiron një bashkëpunim ekonomik me Kinën, por në një mënyrë tjetër nga ne”.

“Ne nuk kemi industri kështu që ne nuk konkurrojmë me kinezët në atë drejtim. Ata janë të mirëpritur të vijnë këtu dhe të prodhojnë makina dhe produkte të tjera industriale. Por kjo gjë nuk është e njëjtë edhe për shumë vende të BE-së, sepse ata janë konkurrentë me njëri-tjetrin”.

Kjo nuk është e njëjtë kudo në Europë. Ata janë konkurrentë. Qeveria greke beson se investimi kinez do të jetë një faktor i rëndësishëm në rimëkëmbjen e vendit nga kriza e thellë financiare. Stergios Pitsiarlos, zëvendësministri i Ekonomisë greke, tha në një intervistë për BBC-në se “ne mendojmë që Greqia duhet të përfitojë nga këto mundësi të reja që po i ofrohen”. Strategjia jonë është të përfitojmë nga pozicioni gjeografik dhe të tërheqim investimet e huaja, vijoi ai.

“Është shumë e qartë se kinezët dëshirojnë të kenë një korridor drejt Europës dhe tregut europian, por në këtë drejtim, Greqia duke qenë se është një vend anëtar i Bashkimit Europian dhe i Eurozonës i duhet që t’i respektojë gjithmonë rregulloret europiane”. Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, e mohon ndikimin politik të Kinës në rajon.

Kinezët po investojnë edhe në Ballkanin Lindor, duke përfshirë edhe Serbinë. Vitin e kaluar, Presidenti kinez, Xi Jinping, shkoi në qytetin e Smederevës në Serbinë Lindore për të përuruar fabrikën e çelikut, e cili ishte blerë nga gjiganti kinez i çelikut, Hesteel.

Në një intervistë për BBC, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, e mirëpriti investimin kinez, duke thënë se Serbia tashmë është shtëpia e shumë investimeve kineze, duke përfshirë edhe rrugët e hekurudhat.

Ajo e mohoi se ky investim do t’i jepte Kinës ndonjë ndikim të panevojshëm politik në Ballkan, duke shtuar se “pa dyshim kur keni një nivel kaq të lartë të investimeve nga një vend i caktuar, ai gjithashtu do të ketë edhe ndikim më të madh në atë vend. Por nuk e vura re se Kina po ndikon edhe politikisht në vendin tonë, shtoi ajo.

Serbia ka aplikuar për t’u bërë pjesë e BE-së. Znj. Brnabić shtoi se Kina dëshiron të afrohet me BE-në dhe me tregjet e BE-së dhe Serbia është e lumtur të jetë një nga vendet më të rëndësishme të nismës “Një Brez, Një Rrugë”, sepse është e rëndësishme për rritjen tonë të PBB-së dhe ky është prioriteti ynë sot. Politikisht ajo nuk ndërhyn në asnjë mënyrë në integrimin tonë në BE.

Komentet
Top