Pse në Amerikë të jesh i varfër është njësoj si të jesh kriminel

button-edelman.jpeg

PETER EDELMAN

Në shtetet e Bashkuara, sistemi i egër i huave i ndërmarrë nga qeveria ka vite që ndodh. Duke filluar që në të 90at, vendi e adaptoi një set strategjish kriminale juridike që i dënojnë njerëzit e varfër për varfërinë e tyre. Tash në Amerikë, 10 milionë njerëz, që reprezentojnë dy të tretat e të gjithë shkelësve në vend, i kanë borxh qeverisë një shumë prej 50 miliardë dollarësh.

Problemi me ‘gjoba të larta e kundërvajtje” ekziston në shumë pjesë të vendit: në shumicën e jugut të tij; në shtete prej Washingtonit e deri në Oklahoma e Kolorado; dhe natyrisht në Ferguson, Missouri, ku sapo u vra Michael Brown, kriminalizimi sistematik i të varfërve me ngjyrë i solli këto çështje në vëmendje kombëtare.

Si rezultat, njerëzit e varfër e humbin lirinë dhe shpesh edhe punën, pastaj iu ndalen përfitimet publike, mund të humbin kujdestarinë e fëmijëve, dhe madje mund të humbin edhe të drejtën e votës. Emigrantët, madje edhe ata me karton të gjelbër, mund të bëhen subjekt deportimi. Nëse burgosen të varfërit, pa mundësi për punë, shpesh dënohen me burg edhe për tavolinën dhe dhomën që përdorin. Shumë borxhlinj do të kenë borxhe edhe pas vdekjes së tyre.

Burgosja në masë, që në mënyrë joproporcionale i ka viktimizuar njerëzit me ngjyrë në fillim të viteve 70të, na e paraqiti skenën e kriminalizimit të varfërisë. Por të kuptosh impulsin e ri të Amerikës për ta bërë varfërinë krim, duhet të ndiqet rruga e shkurtimeve në taksa gjatë epokës së Reaganit, e cila krijoi boshllëqe të ardhurash në vendin tonë.

Lobi anti-taksa iu tha votuesve se do të merrnin diçka në këmbim të asgjësë: shteti ose komuna do të shtrëngojë rripin paksa, do të marrë para të mëdha nga shkelësit e nivelit të ulët, dhe çdogjë do të jetë në rregull.

Shkurtime të thella buxhetore pasuan, dhe barra për pagimin e sistemit tonë juridik – nga gjykatat te agjensitë për forcimin e ligjit dhe madje edhe në armët e qeverisë – filloi të binte mbi ‘përdoruesit’ e gjykatave, përfshirë ata më të varfërit që s’kishin me çka të paguanin.

Gjobat dhe tarifat e tepërta të përcaktuara për të mbushur mangësitë në të ardhura, tashmë janë bërë element kyq në shumicën e vendit. Në ndërkohë, kriminelët me kollare të bardhë, milionerët pra, nuk e pësojnë aspak më rëndë për shkatërrimin e miliona jetëve të njerëzve. Megjithëse shkelësit e pasur kanë borxh prej 450 miliardë dollarësh në taksa, gjoba dhe tarifa – sistemi i drejtësisë i godet më së shumti ata që marrin më së paku – veçanërisht ata me ngjyrë – më së shumti.

Politika për fuqizimin e ligjit “Broken windows” [shq.Dritare të thyera] – ideja e një arresti masiv për shkelje të vogla i cili mendohet të promovojë rendin në komunitet – ndihmoi dhe përkrahu këtë kriminalizim të të varfërve, duke e bërë policinë bashkëfajtore në viktimizimin e të varfërve. Policimi komunitar u kthye në një grabitje komunitare. Duke i dhënë rëndësi ‘kualitetit të jetës’ rendi u mbrojt si mënyrë për të arritur qetësi qytetare dhe për të parandaluar krime më serioze. Çka në realitet bëri kjo, ishte mbushja e burgjeve me varfanjakë, veçanërisht sepse ata që arrestoheshin nuk mund të paguanin garancinë.

Shkurtimet buxhetore dhe kriminalizimi i ri kanë shkaktuar të tjera mizori poashtu. Gratë në komunitete të varfëra mund të dënohen vetëm pse e thirrin 911-shin tepër shpesh, për të kërkuar mbrojtje nga abuzimi shtëpiak.

Fëmijët e shkollave publike, veçanërisht në komunitetet e varfëra të njerëzve me ngjyrë, janë arrestuar dhe janë çuar në burgun e të miturve e ndonjëherë edhe në gjyqe për të mëdhënj për sjelljet që kishin bërë e që dikur thjesht qortoheshin. Përdorimi i ligjit për të kriminalizuar të pastrehët dhe për t’i dëbuar ata krejtësisht nga qytetet vetëm sa është rritur, ndërsa komunat ndërmarrin masa edhe më të mëdha ndëshkimore përmes shkurtimeve buxhetore në ofrimin e strehimit dhe shërbimeve tjera.

Njerëzit me të ardhura të vogla frikësohen edhe nga kërkimi i profiteve publike nga kërcënimi i sanksioneve që mund të pësojnë nga akuzat për mashtrime me përfitime. Ndërsa zyrtarët e zgjedhur kanë lëvizur në të djathtë, ligjet i bëjnë njerëzit të mos kërkojnë asistencë. Shkurtimet buxhetore poashtu kanë çuar në përkeqësimin e shëndetit mendor dhe varësia nga shërbimet, përsëri me ndonjë impakt special sa i përket minoriteteve dhe njerëzve të varfër.

Racizmi është mëkati fillestar i Amerikës, dhe është i pranishëm në të gjitha fushat e kriminalizimit, qoftë përmes diskriminimit, racizmit struktural dhe instituticional ose paragjykimeve. Të bashkuara, varfëria dhe racizmi e kanë krijuar një përzierje toksike që e tallë retorikën tonë demokratike të mundësive të barabarta dhe të mbrojtjes së barabartë para ligjit.

Lëvizja për të luftuar po shpreh shenja zhvillimi. Organizuesit dhe disa zyrtarë publik po sulmojnë burgosjet masive, avokatët po e sfidojnë kushtetueshmërinë e borxheve të të burgosurve, liderët gjyqsorë po bëjnë thirrje për gjoba e tarifa korrekte, avokatët po kërkojnë shfuqizimin e ligjeve destruktive, më shumë prokurorë dhe zyrtarë lokalë po e aplikojnë ligjin më drejt, ndërsa gazetarët po e mbulojnë medialisht tërë atë që po ndodh.

Departamenti i Drejtësisë në administratën e Obamës i rriti tensionet në një numër të madh frontesh. Fergusoni ishte një shkëndijë që i bëri instancat e izoluara aktiviste në një temë kombëtare dhe prodhoi shembuj të shumtë të partneritetit mes avokatëve dhe vendim-marrësve.

Tash na duhet të kthejmë gjithë atë në një lëvizje. Qëllimi i fundit, natyrisht, është t’i jipet fund varfërisë në vetvete. Por ndërsa e ndjekim atë qëllim, duhet të heqim ligjet dhe praktikat e padrejta që i burgosin dhe i dëmtojnë jetët e miliona njerëzve. Duhet të luftojmë burgosjet masive dhe kriminalizimin e të varfërve në çdo vend ku ajo ekziston, dhe të luftojmë varfërinë poashtu.

Ne duhet të organizohemi – në lagje dhe komunitete, në qytete dhe shtete dhe si komb poashtu. Dhe duhet t’i fuqizojmë njerëzit që avokojnë për vetveten si vegla më e rëndësishme për ndryshim. | Guardian | Periskopi

Komentet
Top