Loading...

PSP nuk e merr “Kumanovën” dhe “Monstrën”

katica-640x364.png

Marrja e lëndës gjyqësore për “Lagjen e Trimave” nga ana e Prokurorisë Speciale Publike nuk dihet se kur do të ndodhë. Nuk dihet as fati i rasteve të montuara, si Sopoti dhe Monstra. Në prononcimin për gazetën KOHA, nga Prokuroria Speciale Publike(PSP) arsyetohen se nuk mund t’i procedojnë këto raste pa u bërë ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve. Për dallim nga këto lëndë, drejtuesit e Prokurorisë speciale deri më tani kanë hapur një sërë procedurash hetimore kundër ish krerëve të lartë shtetëror, respektivisht nga puna e deritanishme ato kanë ngritur edhe akuzat e para kundër ish kryeministrit Nikolla Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt. “Ne jemi të vetëdijshëm për interesin e lartë të opinionit që ka për rastet e cekura. Megjithatë, më duhet të potencoj se nuk ka asnjë risi në këtë drejtim, në veçanti për rastin e Lagjes së Trimave.

Komentet
Top