Loading...

Me qebapë dhe biftek prej te “Anja”, nata kalon lehtë në Butel

Xhenur-Iseni.jpg

Shkruan: XHENUR ISENI

Fotografi tronditëse vijnë nga Buteli i Shkupit. Qindra funksionarë të partisë së Ahmetit, profesorë universitar, deputet, ministra dhe zv.ministra janë ulur këmbëkryq afër një zjarri të madh ku thuhet se kanë bërë edhe zgarë gjatë natës. Më të preferuara kanë qenë qebapat ndërsa dikush ka kërkuar edhe pleskavicë sharri, ndërsa biftekun e hanë në restorantet “Kamnik”, “Anja” pranë stadiumit të Vardarit. Nata kaloi e qetë dhe herë pas herë i kapte gjumi funksionarët të cilët gjatë 15 viteve të fundit gjumin e kanë kaluar vetëm në Hotelet me pesë yje si në “Aleksandër Palace”. Por pas 15 viteve ia vlenë që një natë të kalohet pa gjumë për të mirën e qytetarëve të cilët mbijetojnë me të ardhura sociale, ndërsa funksionarët e BDI-së vozisin mercedeza me xhama të zinjë, kanë blerë nga 10 banesa, ndërsa me miliona euro i kanë nëpër bankat europiane. Mbrëmë të gjithë funksionarët e BDI-së punuan si “sahati zvicerrian” dhe të gjithë ishin me një pal mend, si Ermira, Grubi, Xhevat Ademi, Merko, i cili ju mbajti madje një ligjerat nga universiteti ndërkombëtar i Strugës, ndërsa mjeku kujdestar në rrolin e “Medicinska Sestrës” ishte Bujar Osmani i cili e kishte torbën në dorë dhe inekcionet i kishte në afërsi që sa të kollaboj ndonjë funksionarë i BDI-së, ai me inekcione të i’a shpëton jetën.

Komentet

Leave a Reply

Top