Loading...

Qeveria dërgoi ligjin e gjuhëve në Venecia, Bujar Osmani mbeti me gishtin në gojë

zoran-zaev-bujar-osmani-960x540.jpg

Qeveria dërgoi Ligjin për përdorimin e gjuhëve në Komisionin e Venecias. Ligji është dërguar si i plotë në përmbajtje, ndërsa në kërkesë është përfshirë edhe teksti alternativ me nenin 8, dispozitat e të cilit kanë të bëjnë me gjuhën shqipe në banknota, letrat me vlerë dhe uniformat e ushtrisë dhe policisë. Kryeministri Zoran Zaev theksoi se çdo rekomandim që do të dalë nga Komisioni i Venecias, do të përfshihet në Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Çdo mendim do të përfshihet në lidh dhe me këtë do t’i shuajm dyshimet te cilido qytetarë. Dua të theksoj edhe njëherë se ligji gjuhëve është një e drejtë e cila deri tani ishte e mohuar”. – theksoi – Zoran Zaev, Kryeministër

Kërkesa e Qeverisë vjen një ditë pasi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani theksoi se Ligji i Gjuhëve mund edhe të mos dërgohet në Venecia. Ndonëse Osmani si argument kishte qëndrimet e përfaqësueses së Maqedonisë në këtë Komision, Qeveria nuk përfilli qëndrimet e tij.

Unë personalisht mendoj se derisa zonja Karakamisheva është përfaqësuese e Maqedonisë në Venecia, ligji fare nuk duhet dërguar pasi që nuk mendojmë se do të ketë qasje objektive” – është shprehur Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane (21.01.2019)

Kryeministri Zaev nuk përfilli as kërkesën e partnerit të koalicionit që në Venecia të dërgohen vetëm dispozitat kontestuese. Ndërkohë BDI-ja ka iniciuar grup punë i cili do të monitorojë zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve nëpër institucione. Paralelisht me analizat e BDI-së, në Gjykatën Kushtetuese janë dërguar dy iniciativa për vlerësimin e Kushtetutshmërisë së ligjit.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media