Qeveria do të largojë Lekën e Madh, Qosen dhe Nënën Terezë – VIDEO

shkupi-2014.jpg

Për fatin e përmendores së Alekandrit të Madh në sheshin e Shkupit duhet të vendos qeverisa, sikur edhe për përmendoret e Nënës Terez dhe të Andon Janev Qosetos para Gjykatës Themelore – Shkupi 1. Grupi i punës i themeluar për shqyrtimin e përmendoreve ka rekomanduar largimin e tyre dhe tani i takon qeverisë që të ndërmerr hapin përfundimtar, nëse do të largohen apo jo.

Ministri i i kulturës, Robert Allagjozovski nuk jep detaje mbi fatin e përmendoreve por thotë se shumë prej tyre janë ngritur pa leje apo se janë bërë shkelje të shumta të procedurave të ndërtimit.

Shkupi 2014 është projekt që nuk do të lejojmë të vazhdojë më tutje dhe të tërheq mjete tjera financiare. Në këtë moment grupi i punës është duke punuar me projektet, një pjesë e elaborateve janë përgatitur dhe ne po i shqyrtojmë përgjegjësitë se cilat nga institucionet në nivel lokal dhe qendror çfarë duhet të bëjnë. Aq shumë janë gabuar procedurat saqë ne tani duhet të vendosim se kush duhet të mbaj përgjegjësi lidhur me këto objekte që shumë prej tyre janë ndërtime pa leje dhe jo ligjërisht të vendosura në qytet duhet të trajtohen, e them të trajtohen, e pastaj e shohim se si do të veprojmë – dekalroi Robert Alagjozovski, Ministër i Kulturës.

Përmendoret e lartpërmendura por edhe shumë të tjera kontestohen nga qeveria e tanishme e cila ishte shprehur kundër ngritjes së tyre kur ishte në opozitë për shkak të kostos së lartë, shkeljes së procedurave ligjore, por edhe nxitjes së tensioneve, jo vetëm brenda vendit por edhe me shtetet fqinje siç është jo me Aleksandrit të Madh me Greqinë.

Komentet
Top