Qeveria do të subvencionoj për shporet me pelet në gjithë vendin

Graziosa-steel-1z.jpg

Shkup – Ministria e Ekonomisë edhe vitin e ardhshëm do të vazhdojë me subvencionimin e qytetarëve të cilët do të vendosin kolektorë diellor dhe do t’i ndërrojnë dritaret e vjetra prej druri me të reja PVC apo prej alumini me efikasitet energjetik, ndërsa risi do të jetë subvencionimi për blerjen e stufave me peleta për amvisëritë, paralajmëroi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Pas ribalancit, Ministria për këtë vit i ka marrë 16 milionë denarë për subvencionimin e vendosjes së dritareve me efikasitet energjetik, ndërsa janë subvencionuar 1.327 më shumë konsumatorë se vitin e kaluar.

“Gjatë këtij viti janë subvencionuar edhe 1.794 qytetarë të cilët kanë vendosur kolektorë diellorë që është për mbi 1.000 më shumë se vitet e kaluara”, tha Bekteshi në konferencë shtypi në Qeveri, duke plotësuar se Ministria e Ekonomisë ka arritur në kohë t’i realizojë të gjitha kërkesat e subvencionuara.

Komentet
Top