Loading...

Qeveria paralajmëron masë të re për rritjen e pagave

19.55-AKTUALE-Gashi-me-afer-Qeverise-reformatore.jpg

Kryeministri Zoran Zaev sot pas seancës së Këshillit ekonomiko – social paralajmëroi masë të re për rritjen e pagave.

Siç tha Zaev në konferencën për media në Qeveri, bëhet fjalë për mbështetje të drejtpërdrejtë financiare prej 30 për qind nga rritja e bruto pagave të punëtorëve në veprimtaritë intensive të punës.

Kushtet për këtë masë, theksoi Kryeministri, i përmbushin rreth 15.000 kompani dhe 50.000 punonjës.

“Qëllimi është një – të rriten pagat dhe qytetarët të kenë më shumë para”, tha Zaev dhe apelon deri te firmat t’i risin pagat dhe të aplikojnë për masat qeveritare sepse shteti është këtu, siç theksoi, të ndihmojë.

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski sqaroi se me masën e paralajmëruar do të financohet 30 për qind e rritjes së pagës bruto deri në 18 mijë denarë edhe atë për punëtorët në kompani të cilat nuk janë përdorues të përfitimeve të tjera.

“Masa ka të bëjë për punëtorë të cilët kanë pasur neto pagë mesatare deri në 18.000 denarë në tre muajt e fundit të vitit 2017, ndërsa do të përfshihen punëtorë për të cilat kompanitë nuk fitojnë ndonjë lloj tjetër të ndihmës dhe mbështetjes. Mbështetja do të jetë për kompani që kanë intensitet në punë, gjegjësisht kompani tek të cilat shpenzimet për të punësuarit i përbëjnë mbi 50 për ind të shpenzimeve të përgjithshme dhe vetëm të kompanive të cilat nuk bëjnë përfitime të larta, gjegjësisht kompani të cilat kanë fitim si përqindje prej shpenzimeve të përgjithshme më të vogla se 10 për qind”, tha Tevdovski.

Mbështetja, sqaroi, do të paguhet prej MPPS pas aplikimit paraprak prej kompanive dhe kontrollit prej DHP dhe vetëm pasi kompania t’ia lëshojë pagën kompanisë.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska theksoi se pritet me propozimin e KES, Qeveria për një muaj ta miratojë programin për mbështetje, me ç’rast shprehu, kompanitë do të mund të aplikojnë dhe të marrin mbështetje si edhe për pagën minimale.

“I njëjtë do të jetë sistemi që të mos ketë komplikim. Masa do të vlejë për vitin 2018, me mundësi mbështetja për kompanitë të vazhdojë edhe gjatë vitit 2019”, theksoi Carovska.

Kryetari i Organizatës së punëdhënësve, Angel Dimitrov tha se kjo masë, që ata si punëdhënës e kanë pranuar e zgjidh problemin me pamundësinë e kompanive pas shfaqjes së pagës minimale ta rrisin edhe pagën e punonjësve të tjerë.

Në seancën e KES është folur edhe për shtyllën e tretë për mbështetjen financiare për kompanitë e vogla, mikro dhe të mesme, atje ku, siç tha Dimitrov, në Maqedoni janë më shumë ose 92 për qind.

Komentet
Top