Loading...

Qitje me armë para 200 turistëve (FOTO)

sd.jpg

Në qendrën për skijim e quajtur Kolashin – nga teraca e restorantit të Skijimit në Kolashin të Malit të Zi ka pasur një luftë, e cila përfundoi me disa qitje me armë zjarri. Për fat të mirë, asnjë nga 200 njerëzit që në këtë rast ishin prezent nuk është dëmtuar! Dhjetra fëmijë gjithashtu ishin shumë pranë ngjarjes, që për fat përfundoi pa viktima, por që mbeten të traumatizuar nga të shtënat e shumta. Kompanitë turistike shqiptare e kanë resortin e skive në Kolashin si deatinacion kryesor të programeve të tyre të dimrit, por ngjarja e mesdites së të shtunës ku vetë punonjes të restortit të skive qëlluan në ajër me armë në mes qindra turistëve dhe fëmijëve mund të ndikojë në të ardhmen.

Sipas informatave jozyrtare, të shtënat breshëri u paraprinë nga disa të rinjve nga Kolashina dhe Podgorica. Së pari, grindje dhe pastaj kanë nxjerë armët dhe kanë qëlluar tri here,  i cili person u arrestua më pasë nga policia. Qindra turistë mes të cilëve dhjetra shqiptare, të cilët kishin zgjedhur resortin e njohur turistik të Malit të Zi për të kaluar fundjavën, janë tmerruar kur janë gjendur shumë pranë krismave të armëve në atë vend. Dëshmitarët okular tregojnë rreth ngjarjes se dy punonjës të sigurisë ndërhynë në kohë duke neutralizuar personin që qëllonte me armë në ajër. Vetë policia malazeze hyri me vonesë në veprim. Pas kësaj ngjarjeje qindra turistë u larguan të trembur dhe në kaos të plotë.

 

 

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media