Qosja: Për Kumanovën përgjegjësi kanë edhe BDI dhe PDSH

rexhep_qosja_gazeta_dita.jpg

Akademik Rexhep Qosja thotë se ngjarjet në Kumanovë janë shkaktuar nga politika nacionaliste të Nikolla Gruevskit. Dënimin e Grupit të “Drenicës” e quan të motivuar politikisht dhe të bërë për qëllime politike, ndërsa kërkon të mos votohet Gjykata Speciale.

Duke folur në një intervistë për “Epokën e Re”, për ngjarjet në Kumanovë Qosja i ka ngarkuar me përgjegjësi edhe dy partitë shqiptare, BDI-në dhe PDSH-në.

Ai ka folur në këtë intervistë edhe për dënimin me burgim të ish-komandantëve të UÇK-së, Sylejman Selimit, Sami Lushtakut dhe bashkëluftëtarëve të tyre, Qosja ka thënë se këto janë dënime të frymëzuara prej motiveve politike e të bëra për qëllime politike.

Qosja e ka porositur klasën politike që mos ta themelojë Gjykatën Speciale.

“Për mua është me rëndësi, është me rëndësi politike dhe etike, është me rëndësi historike, është me rëndësi kombëtare, që atë Gjykatë të mos e themelojnë vetë shqiptarët. Shqiptarët nuk do të duhej, në asnjë mënyrë, ta dënojnë vetveten, nuk do të duhej të vetëdënohen”, ka thënë Qosja.

Ndërkaq, duke folur për kuvendin e fundit zgjedhor të LDK-së, zgjedhjen me aklamacion të Isa Mustafës kryetar, Qosja e ka krahasuar me bolshevikët e Stalinit e fashistët e Musolinit.

Komentet

Leave a Reply

Top