Loading...

Qytetarët e Maqedonisë me mbi 45 milionë euro blerje nga jashtë

0-209.jpg

Nga viti 2011 e deri më tani ka rritje të vazhdueshme të numrit të qytetarëve të Maqedonisë që përdorin internetin për të blera mallra të ndryshme, apo pagesa përmes internetit.

Qytetarët e Maqedonisë nga muaji janar i këtij viti e deri në fund të muajit shtator, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave(ESHS), nga kompjuterët e tyre personal kanë realizuar transakcioni në vlerë prej 63 milionë euro.

Sipas ESHS-së, në kuartalin e parë të këtij viti 72 për qind e qytetarëve prej moshës 15 deri më 74 vjet kanë pasur qasje në internet, ndërsa 61 për qind e tyre për çdo ditë e kanë përdorur internetin nga kompjuterët e tyre personal. Prej tyre, vetëm 19.3 për qind e kanë përdorur internetin për të porositur mallra të ndryshme, ndërsa dy të tretat e këtyre qytetarëve kanë blerë produkte t nga internet faqet e ndryshme të tregtarëve të huaj nga vendet e Evropës.

Po sipas të dhënave të Bankës Popullore të Maqedonisë(BPM), shkallë më të lartë të blerjes onlajn të qytetarëve nga kompjuterët e tyre personal ka pasur gjatë muajve të verës, qershor, korrik dhe gusht të vitit 2016 ku është arritur niveli prej 50 për qind, ndërkaq për tre kuartalet e para të këtij viti blerja përmes internetin mesatarisht është 32 për qind.

“Për periudhën janar-shtator qytetarët e Maqedonisë kanë harxhuar 63 milionë euro përmes kartelave kreditore të lëshuara nga Bankat e Maqedonisë, gjegjësisht 72.7 për qind, apo 45 milionë euro qytetarët e Maqedonisë kanë blerë produkte të ndryshme nga internet faqet onlajn të tregtarëve”./Koha

Komentet
Top