Loading...

Qytetarët e Maqedonisë më shumë hanë bukë dhe patate

20.15-AKTUALE-Më-shumë-hamë-bukë-dhe-patate..-900x445.jpg

Buka, mielli, patatet, mishi i pulës, jogurti, qumështi, specat, domatet dhe mollët janë artikujt më të shpeshtë ushqimor në tryezat e amvisërive në Maqedoni, shkruan gazeta KOHA. Sipas publikimit të fundit të Entit të statistikës “Konsumi i amvisërive në Maqedoni në vitin 2015”, një familje në Maqedoni mesatarisht konsumon 268 kilogramë bukë, 44.6 kilogramë mish pule, 128 kilogramë miell, 110 kilogramë patate, 137.6 kilogramë qumësht dhe 71 kilogramë kos dhe jogurt. Nga ushqimet me kosto më të lirë, në vit mesatarisht harxhohen 27 kilogramë makarona dhe oriz si dhe 22 kg groshë. Nga perimet më së shumti harxhohen specat me 83.5 kg, 55.5 kg domate, 37 kg lakër dhe 24.6 kg krastaveca. Prej pemëve dominojnë mollët me 41 kg, të pasuara me 59 kilogram të llojeve të ndryshme të pemëve jugore, si bananet, portokajtë, mandarinat apo limonët. Nga pemët vendore dallohet për kah konsumi edhe rrushi me 49 kg, si dhe shalqiri e pjepri me 42.5 kg. Mishi më i preferuar për konsum i qytetarëve në Maqedoni, për shkak të çmimit më të lirë, është ai i pulës me 44.6 kg, i pasuar me 38 kg të përpunimeve të ndryshme të mishit, siç janë: salsiçet, sallamet etj. Ndër llojet e mishit që më pak harxhohen janë ai i viçit me 25 kg dhe i qengjit me 1.2 kg. Pak harxhohet edhe mishi i peshkut me 19 kg për amvisëri në nivel vjetor.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media