Qytetarët kërkojnë që njësiti policor “ALFA” të rikthehen në Tetovë

devojka-se-obide-da-se-samoubie-alfite-ja-sprechija-vo-namerata-257209.jpg

Gjatë këtyre Zgjedhjeve Lokale në Maqedoni më konkretisht në SPB-Tetovë para se të filloi fushata elektorale në Tetovë me vendim të kryeshefit të Policisë së Tetovës u krijuan grupe të posaçme policore operative, me qëllim të mirëmbajtjes se rendit dhe qetësisë ne qytetin e Tetoves por edhe për të luftuar dhe parandaluar kriminalitetin dhe dukuritë anti-ligjore në Tetovë.

Ky grup i krijuar enkas për mirmbajtjen e procesit Zgjedhor tregoi sukses tejmase duke parandaluar krimin në Tetovë, duke arrestuar dilera të drogës, duke ndjekur vozitësit pa leje dhe vozitësit që prishin qetësinë në komunikacion etj etj e ku si rezultat i ksaj:

-Ne si grup qytetarësh, familjarë prindër të fëmijëve kërkojmë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë respektivisht nga kryeshefi Nevair Shabani që ky grup i inspektorëve civil ( ALFA ) të rikthehet me punë në rajonin e Tetovës duke intesifikuar punën e tyre duke goditur krimin në qytet, dilerat e drogës nëpër shkolla dhe kafeteri, personat që shëtisin me armë pa leje nëpër qytet, vozitësit e çmendur nëpër qytet, që ne si prindër të ndjehemi të qetë dhe të sigurt për fëmijët tanë në shkollë si dhe mbrëmjeve nëpër kafeteri apo gjetiu nëpër qytet./Shqipmedia

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.

Komentet
Loading...
Top