Rabotniçki i Shkupit bën merkato në Tiranë

maxresdefault-470x264.jpg

Gëzim Krasniqi është një nga lojtarët, që Partizani e largoi pa ceremoni para nisjes për fazën përgatitore në Turqi. Pas “divorcit” me të kuqtë, mbrojtësi kavajas ka shqyrtuar ofertat që i kanë mbërritur nga tregu vendës dhe i huaj.
Me shumë mundësi, Gëzim Krasniqi do ta vijojë pjesën e dytë të sezonit në Maqedoni, pasi mbrojtësi ka arritur akordin me Rabotnickin.
Sa i përket tregut vendës, Kamza, Vllaznia dhe Teuta u përfolën si destinacione të mundshme. Gjithashtu, pati zëra edhe për një transferim të mundshëm në Gjermani dhe Turqi, por Krasniqi pritet ta vijojë karrierën te Rabotnicki.
Thuhet se palët kanë rënë dakord për një marrëveshje 6-mujore, me të drejtë rinovimi edhe për sezonin pasardhës. Parimisht gjithçka është mbyllur, sa u përket termave të kontratës dhe sot mund të vijë edhe prezantimi i Krasniqit te Rabotnicki.

Komentet
Top