Loading...

Ragip Xhaka për “The Telegraph” tregon se kush po e kërkon Granitin

foto-9.jpg

Babai i vëllezërve Xhaka, Ragip Xhaka i është përgjigjur gazetës së famshme angleze “The Telegraph” në pyetjen për të ardhmen e Granitit.
Ragip Xhaka ka zbuluar se shumë skuadra të mëdha evropiane janë duke e kërkuar djalin e tij që po luan me sukses te Borusia Monchengladbach.
“Nuk preferoj të flas shumë në këto momente. E tëra që mund të them është se skuadra të mëdha evropiane janë duke e kërkuar Granitin. Do të shohim në ditët e ardhshme se çfarë do të ndodhë, unë nuk e përjashtoj asnjë opsion” ka thënë Ragip Xhaka.

Komentet

Leave a Reply

Top