Loading...

Rajoni i Tetovës numëron 181.933 qytetarë me të drejtë të votimit

085dzgjedhje.jpg

Në gjashtë komuna të rajonit të Tetovës të dielën në zgjedhjet presidenciale mundësi për votim do të kenë gjithsej 181.933 qytetarë me të drejtë të votimit. Të drejtën e tyre të votimit mund ta realizojnë gjithsej në 265 vendvotime, njofton Koha.

Më së shumti votues ka në komunën e Tetovës, me 83.367 votues në 117 vendvotime. Vijon Bogovinja me 27.501 votues dhe 38 vendvotime. Në Zhelinë komisioni zgjedhor komunal ka 23.510 fletvotime, ndërsa numri i vendvotimeve është 35.

Tearca numëron 22.116 votues dhe 30 vendvotime. Në Bërvenicë ka 24 vendvotime ku do të mund të votojnë 15.268 qytetarë. Më së paku votues ka në komunën Jegunovcë ku janë regjistruar 10.171 votues dhe 21 vendvotime.

“Për komisionin zgjedhor komunal edhe nesër do të ketë punë. Përfaqësuesit e komisionit do të shkojnë te 14 qytetarë të cilët janë evidentuar si të sëmurë dhe të palëvizshëm me qëllim që prej në shtëpi ta realizojnë të drejtën e tyre të votimit. Nesër gjatë ditës do të bëhet dorëzimi i materialit zgjedhor deri te të gjitha vendvotimet”; deklaroi Artan Ademi, kryetar i KZK-së Tetovë.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media