Rakitic në Barcelonë deri më…

rakitic-1-640x438.jpg

Futbollisti i Barcelonës, Ivan Rakitiq do të mbetet në “Kamp Nou” deri në vitin 2021, njoftoi të premten klubi i tij.

Siç thuhet në uebsajtin e Barcelonës, pajtimi për marrëveshjen e re është arritur, andaj 28-vjeëari nga Kroacia do të mbetet në “Kamp Nou” deri më 30 qershor 2021. Klauzola e përgjithshme në marrëveshje kap shumën 125 milionë euro.

Kontrata e vjetër e Rakitiq do të skadonte më 2019.

Rakitiq më 2014 nga Sevila kaloi në Barcelonë dhe deri më tash ka luajtur 145 ndeshje dhe ka shënuar 23 gola.

Komentet
Loading...
Top