Rama i vendosur: Shkarkon zv/ministren pasi nuk paguante energjinë elektrike

edi-rama.png

Kryeministri Edi Rama foli sot për herë të parë për zëvendësministren e Mjedisit Diana Bejko, e cila kishte rezultuar debitore ndaj energjisë elektrike.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shqiptare falënderoi Bejkon për kontributin e saj si zëvendësministre, por theksoi se nuk do të ketë tolerim për mospagimin e energjisë.

“E falënderoj Znj. Bejko për kontributin si zëvendësministre, por në mospagesën e energjisë, s’do të pranohet asnjë justifikim për askënd! As për 1 lek”, tha Rama.

Mbrëmjen e djeshme u bë publik lajmi, sipas të cilit kryeministri Rama kishte kërkuar shkarkimin e Bejkos, pasi ajo nuk kishte paguar energjinë në shtëpinë e dytë në Velipojë. Por zëvendësministrja e përgënjeshtroi lajmin, dhe tha se ajo i ka shlyer të gjitha detyrimet e energjisë elektrike.

djana_bejko_dielli.al_

Komentet

Leave a Reply

Top