Loading...

Rama: Nëse Maqedonia e Veriut hap negociatat dhe Shqipëria jo, do ishte verbëri nga BE

rama-1-804x380.jpg

“Vendet e Ballkanit po lëngojnë nga zvarritja e procesit të integrimit me Bashkimin Evropian, ku shtetet anëtare janë duke u lodhur nga zgjerimi”, theksoi kryeministri shqiptar Edi Rama në një intervistë për AFP.

“Unë besoj se (Ballkani Perëndimor) nuk është aq i mirë sot, sa ishte dy vjet më parë,” tha Rama nga zyra e tij në Tiranë, duke shtuar se nuk kishte “asnjë dyshim” se kjo është e lidhur me rritjen e pasigurisë në lidhje me angazhimin e BE-së ndaj rajonit në tërësi.

“Mungesa e qartësisë” ka pasoja për Ballkanin e brishtë, shtoi ai, duke kujtuar një paralajmërim që Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker dha vitin e kaluar.

Nëse “krijohet përshtypja se nuk jemi serioz në ofrimin e perspektivës për anëtarësim në BE të Ballkanit Perëndimor, atëherë mund të shohim më vonë – dhe ndoshta edhe më shpejt – atë që pamë në Ballkan në vitet 1990”, tha Juncker.

Ndërsa Rama nuk përdor formulimin dramatik të “BE-së apo luftës”. Ai tha se është e nevojshme një “thellim” i angazhimit evropian për të trajtuar tensionet mes fqinjëve ballkanikë.

Për shembull, ai fajëson Brukselin për një marrëdhënie afatshkurtër të kohëve të fundit në marrëdhëniet tashmë të hidhura midis Serbisë dhe Kosovës.

“Shkëndija e mosmarrëveshjes së fundit – vendosja nga Kosova e tarifës 100 për qind mbi mallrat serbe – ishte një “thirrje politike” pasi Brukseli nuk arriti të heqë viza për kosovarët brenda Bashkimit Europian”, tha Rama.

Ndërsa Parlamenti Europian ka rekomanduar heqjen e vizave që kur Prishtina i plotësoi të gjitha kushtet, vendet anëtare të BE nuk e kanë ndjekur këtë shembull.

“Ne nuk do të kishim këto tarifa 100 për qind nëse do të kishte liberalizim të vizave,” tha Rama.

Ajo që Ballkani ka nevojë, tha ai, është “një marrëdhënie me një Evropë ku ne nuk jemi peng i dinamikës së brendshme të shteteve anëtare”.

-“Ne e duam Evropën” –

Sa i përket Shqipërisë me rreth 2.8 milionë banorë, Rama thotë se meriton padyshim hapjen e premtuar të negociatave të pranimit në qershor. Qershorin e kaluar, BE vonoi fillimin e negociatave me një vit tjetër për Shqipërinë dhe Maqedoninë fqinje që tani pret një shpërblim për për marrëveshjen e vështirë diplomatike me Greqinë që përfshinte ndryshimin e emrit të saj.

Rama paralajmëroi gjithashtu se nëse BE-ja tani vendos vetëm të hapë negociatat me Maqedoninë e Veriut duke lënë prapa Shqipërinë, do të tregonte një “verbëri monumentale nga një këndvështrim strategjik”.

Në Shqipëri, refreni kryesor nga Brukseli është nevoja për të trajtuar korrupsionin e përhapur dhe krimin e organizuar.

Rama ndjen se fokusi në krimin ka qenë “i fryrë” dhe është përdorur për të justifikuar një vonesë në fillimin e negociatave.

“Krimi, krimi, krimi. Sigurisht që kemi probleme me krimin, por jo më shumë se vendet e tjera që janë madje anëtarë të Bashkimit”.

Por dëshira për një të ardhme brenda bllokut nuk është zvogëluar në vendin e tij, pohon ai.

“Ne jemi ende në dashuri me Evropën. Ky është problemi, prandaj nuk na pëlqejnë vonesat, vakësia.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media