Loading...

Range Rover Sport i ri, kombinim mes luksit dhe performancës – FOTO

auto_1m7a54811493492003.jpg

Kreacioni më i fundit i cili vjen nga kompania britanike Project Kahn, është modeli i modifikuar Range Rover Sport.

Project Kahn këtë kreacion të saj e ka emëruar Range Rover Sport 5.0 V8 Supercharged SVR Pace Car, transmeton Koha.net. Po ashtu, ajo atë e quan edhe një kombinim mes luksit dhe performancës.

Me eksterier me ngjyrë vullkanike në kombinim me disa detaje ngjyrë të kaltër, ky Range Rover Sport karakterizohet me rrotat nga alumini me diametër prej 23-inç, mbrojtësit anësorë të zgjeruar, mbrojtësit e rinj, maskën e përparme të re, ulëset sportive nga lëkura, pedalet nga alumini, etj.

Ky model në këto fotografi ka një çmim prej 125 mijë funtesh, por mund të bëhet edhe më i shtrenjtë nëse pronari vendos që të shtojë ndonjë detaj sipas dëshirës së tij.

Komentet
Top