Loading...

Rastet e kancerit rriten në mbarë botën

kanceri.jpg

Do të ketë 18.1 milionë raste të reja kanceri dhe 9.6 milionë njerëz do të vdesin nga sëmundja këtë vit në mbarë botën. Rritja, nga 14.1 milion raste dhe 8.2 milion vdekje në 2012, vjen pjesërisht për shkak të një popullsie në plakje. Shifrat sugjerojnë se një në pesë burra dhe një në gjashtë gra do të zhvillojnë sëmundjen gjatë jetës së tyre. Dhe ndërsa vendet bëhen më të pasur, më shumë njerëz marrin kancerin nga mënyra e tyre e jetesës dhe jo nga shkaqe që lidhen me varfërinë.

Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin mbi Kancerin (ANKK) ofron pasqyra të rregullta të shkallës së kancerin në mbarë botën, duke parë nga afër 36 raste të ndryshme të kancerit në 185 shtete. Studiuesit thonë se ndërsa mënyrat e matjes dhe mbledhjes së të dhënave të kancerit janë përmirësuar gjatë viteve, tendenca e përgjithshme është se ritmet e kancerit dhe vdekjet janë rritur nga viti në vit. Raporti më i fundit tregon se kanceri i mushkërive, kanceri i gjirit dhe kanceri i zorrëve janë përgjegjës për një të tretën e rasteve dhe vdekjeve nga kanceri në mbarë botën. Dhe autorët thonë se kanceri i mushkërive është tashmë shkaku kryesor i vdekjes nga kanceri te gratë në 28 shtete. Vendet më të goditura janë SHBA, Hungaria, Danimarka, Kina dhe Zelanda e Re. George Butterworth, nga organizata bamirëse “Cancer Research UK”, tha: “Duhani është arsye kryesorë për shkaktimin e kancerit të mushkërive te gratë. Në Mbretërinë e Bashkuar pirja e duhanit është bërë më e zakonshme te gratë se sa te burrat për këtë arsye ka rritje të nivelit të kancerit”.
Në përgjithësi, raporti vlerëson se pothuajse gjysma e të gjithë rasteve dhe vdekjet më të shumta të kancerit në botë ndodhin në Azi, kjo pjesërisht prej numrit të madh të njerëzve që jetojnë në këtë kontinent. Kjo përfshin, për shembull, shkallën e lartë të kancerit të mëlçisë, i cili në përgjithësi ka një prognozë të dobët, në Kinë. Përtej kësaj, thonë autorët, ka “diversitet të jashtëzakonshëm” në llojet e kancerit dhe llojet e sëmundjes në mbarë botën.

Komentet
Top