Loading...

Real Madrid, nëntë ndeshje në janar

016.jpg

Real Madridi i është rikthyer stërvitjeve sot, para ndeshjes së 4 janarit që do ta zhvillojë në Mestalla ndaj Valencias dhe për maratonën e ndeshjeve që e presin këtë ekip në muajin janar, një prej kalendarëve më të ngjeshur që e trembin më së shumti Carlo Ancelottin, si për emrin e kundërshtarëve, ashtu edhe për faktin se ekipi nuk ka pushuar sa duhet, për shkak të Botërorit të Klubeve, festave të fundvitit dhe miqësorja në Dubai.

“Los Blancos” do të debutojnë në vitin 2015 në Mestalla, për t’i vazhduar ndeshjet radhazi, një pas një, me shumë pak pushim. Kampioni evropian mund t’i zhvillojë nëntë ndeshje në muajin janar (madje në një periudhë prej vetëm 27 ditësh, nëse e eliminon Atleticon në Copa del Rey. Kjo i bie që Reali të luajë me një mesatare prej çdo tri ditësh nga një ndeshje.

Përmes kësaj grafike mund t’i shihni ndeshjet e kampionit të dhjetëfishtë evropian, vetëm këtë muaj.

0

Komentet

Leave a Reply

Top