Real Madridi gati të thyej rekordin botëror, ja sa milionë euro ofron për Mbappe

auto_Kylian-Mbappe-e1490214214807-780x4391490277701.jpg

Real Madridi është kthyer seriozisht në garë për shërbimet e talentit Kylian Mbappe.

Talenti francez i Monacos ka çmendur të gjithë skuadrat e mëdha evropiane me paraqitje e tij të mira këtë sezon në Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të interesohen për shërbimet e tij, duke ofruar edhe shifra marramendëse.

Sipas RMC Sport, të fundit që duan Mbappen janë fituesit e Ligës së Kampionëve, Real Madridi, që janë vendosur të bëjnë një ofertë të tretë prej 135 milionë eurosh në një përpjekje për të nënshkruar me sulmuesin e Monacos.

Raporti sugjeron se Los Blancos janë gati të shesin James Rodriguez – me Interin dhe Manchester Unitedin që duket se janë të interesuar – dhe shpresojnë se ata mund të fitojnë së paku 70 milionë euro, të cilat do t’i ndihmonin në ofertën e tyre masive për Mbappen.

Në rast se ky transferim ndodh, atëherë do të bëhej më i shtrenjti në histori të futbollit botëror, duke kaluar Paul Pogban.

Komentet

0 thoughts on “Real Madridi gati të thyej rekordin botëror, ja sa milionë euro ofron për Mbappe”

  1. artan grubi says:

    o artan grubovski leje mor burr perfaqsimin e shqipetarve ne keshillin e sigurimit (ata te cilit edhe nese do te jen pjes e atij keshillit (?),me siguri se do te jen rengat sikur se ti dhe bashkepartiaket e tu) po dil e protesto per kishen ne kala (e cila dita dites po sllavizohet ),dil dhe solidarizohu me demonstruesit permonstren te cilat jan tejmase te kenaqur me politiken e partis suaj.dil e tregoje burrnin tane se edin se sa burr je.

Top