Reali rikthen Moratan?

10353.jpg

7 gola në 1 mijë minuta janë një tregues i qartë për rritjen progresive të Moratas, i cili e nisi sezonin nga infermieria për shkak të një dëmtimi.

E shiti për 22 dhe mund ta blejë për 30 milionë Euro. Reali i Madridit kërkon të rikthejë në shtëpi sulmuesin e Juventusit, Alvaro Moratta, i cili ka fituar vendin e titullarit në dëm të Fernando Llorentes. Kjo klauzolë është shtuar në kontratën që e transferoi lojtarin nga Madridi në Torino gjatë merkatos së verës dhe Perez duke i bindur për të mos e humbur xhevahirin e rritur në radhët e ekipeve zinxhir të Realit. Allegri duket se ka gjetur sulmuesin që kërkonte prej kohësh dhe Morata i ka dhënë sinjale pozitive duke ia shpërblyer me gola dhe asiste si ai i ndeshjes së “Juventus Stadium” kundër Milanit.

7 gola në 1 mijë minuta janë një tregues i qartë për rritjen progresive të Moratas, i cili e nisi sezonin nga infermieria për shkak të një dëmtimi. “Mund të jetë sulmuesi i së ardhmes”, ka deklaruar Allegri dhe fjalët e teknikut italian kanë tërhequr vëmendjen e Realit të Madridit që nuk dëshiron të humbasë më shumë kohë për ta rikthyer në “Bernabeu” lojtarin. Ishte vetë Perez që këmbënguli për klauzolën e rikthimit të sulmuesit, iduke shtuar madje edhe një tjetër pikë pasi nëse Reali vendos ta marrë në vitin 2016 duhet të paguajë 5 milionë më shumë, pra 35 milionë Euro në total, 13 më shumë se vlera e shitjes te skuadra italiane.

Komentet

Leave a Reply

Top