Loading...

Realizohet aksioni “Eduko, merr aksion për një ambient më të pastër ” – FOTO

27912494_2053830524835799_324395873886379189_o.jpg

Qendra për hulumtime strategjike dhe dokumentim “Forum”, në kuadër të Projektit të USAID për pjesëmarrje qytetare , e implementon projektin “Qytetarë aktiv për qeverisje të mirë”. Grupi jo formal i cili fitoi grantin për implementimin e këtij projekti janë disa të rinj nga Tetova.  ata vendosën që ky projekt të jetë ekologjik si dhe e titulluan atë “Eduko, merr aksion për një ambient më të pastër ”

Qëllimi i aksionit është edukimi i nxënësve në shkollat fillore rreth procesit të riciklimit, reduktimit dhe ripërdorimit të mbeturinave dhe kujdesi për ambientin jetësor. Në fazën e parë të implementimit të aksionit, janë mbajtur disa ligjërata me këto tema në shkollat e lartpërmendura, me ligjërues Arianit Xhaferi.

Është shumë e rëndësishme të ceket se falë këtij projekti, shkollat fillore si vijon: “Sh.f Naim Frasheri”, “Sh.f Liria” dhe “Sh.f Kirili dhe Metodi” tani më do të kenë nga (3) shporta për selektimin e mbeturinave edhe atë: Qelq, plastik, letër. Shportat janë sponzoruar nga kompania EcoPacking, Tetovë.

Në pikën e fundit të projektit, janë vendosur shportat në shkollat fillore të lartëpërmendura si dhe bashkë me fëmijët e po të njëjtave shkolla është bërë selektimi i mbeturinave përreth teritorit të shkollave. Fëmijët gjithashtu kanë bërë shpërndarjen e qeseve ekologjike tek qytetarët me qëllim që të bartet mesazhi për shmangjen e qeseve najlon.

R-në e fundit që është Ripërdorim, fëmijët e mësuan duke donuar lojëra të ndryshme të cilat nuk i përdorin, tek qendra për persona me nevoja të veçanta, Tetovë,

Për portalin ShqipMedia asisent kordinatori i këtij projekti Ardit Ramadani falemnderoj në mënyrë të veçantë drejtorët e shkollave fillore Naim Frashëri, Liria dhe Kirili dhe Metodi për mirëpritjen dhe bashkëpunimin që kanë bërë.

Realizatorët e këtij projekti janë: Fortesa Asani, Njomza Beqiri, Ardit Ramadani, Jetmire Ramadani, Diturim Xheladini, Sara Luma.

 

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media