Refugjati sirian fiton lotarinë në Francë

refugjati.jpg

Një refugjat sirian ka fituar rreth një milion euro në lotarinë franceze, pasi bleu tiketën fituese në Francë.

Burri, që është në të tridhjetat, u largua nga vendi i tij më 2011 dhe u vendos në Paris, ku gjeti punë dhe punon si punëtor krahu.
Ai e bleu tiketën fatlume në Paris disa muaj më parë, por detajet se fituesi ishte një refugjat sirian u bënë të ditura dje nga lotaria Franceze, shkruan Gazeta Express.
Fituesi, të cilit nuk i është bërë i ditur emri, tha për Le Parisien se paratë i përdori për të blerë një apartament dhe tani ka plane që të hapë një restorant.

Komentet

Leave a Reply

Top