Loading...

Regjisori Qëndrim Rijani me shfaqje të re në Prizren këtë vikend

20141120093446923646.jpg

“Roberto Zucco” është shfaqja më e re teatrale në regji të Qëndrim Rijanit që vjen premierë në Teatrin e Prizrenit, njofton Portalb.

Shfaqja, në autorësi të Bernard Marie Koltes dhe asistent regjie Kaltrim Balaj shfaqet më 4 dhe 5 maj me fillim prej ora 20:00 në Teatrin e Prizrenit.

Xhevdet Doda, Alban Krasniqi, Aurita Agushi, Hajat Toqilla, Liridona Shehu, Muradije Muriçi, Alban Morina, Fetah Paçarizi, Edona Sopaj, Rifat Smani dhe Alban Çela janë emrat e aktorëve që do të përcjellin te publiku historinë e vrasjes më të njohur të bërë më 9 prill 1981, ku i ashtuquajturi Succo godit me thikë për vdekje nënën, të atin dhe një polic.

Aktorët do të shoqërohen me tinguj të muzikës intrumentale të kompozuara nga Gresa Broqi dhe Arianit Thaçi, me skenografi të Petrit Bakallit e me veshje të përzgjedhur nga Samka Ferri.

Historia jetës së një krimineli nis kur një polic kishte refuzuar t’ia japë makinën Succos i cili fshehu trupat e prindërve dhe më pas u arratis për t’u kapur më vonë dhe dënuar si i sëmurë psikik me 10 vjet burg psikiatrik në Reggio Emilia – periudhë në të cilën Succo u diplomua në Shkenca Politike. Por, sërish ai vazhdon me krimet si: vjedhje, përdhunime, vrasje, e të ngjashme.

Vlen të theksohet që gjithë teksti ka kaluar përmes një ripërpunimi – ku në pah është vënë ambiguiteti (luajtja) i më shumë se dy roleve të shfaqjes nga i njëjti aktor/aktore.

Komentet
Top