Loading...

Rekord turistësh këtë vit në Antalia

antalya_1101503.jpg

Numri i turistëve që kanë ardhur me rrugë ajrore në Antalya, që është një nga destinacionet më të preferuara të turizmit në botë, ka arritur në 11 milionë.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Kulturës dhe Turizmit të rrethit të Antalyas, në datat 1-29 shtator, nëpërmjet Aeroportit të Antalyas dhe Aeroportit Gazipasha, në këtë qytet kanë ardhur 1 milionë e 877 mijë e 528 turistë të huaj.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i vizitorëve që kanë ardhur këtë vit është rritur 25%.

Ndërsa nga data 1 janar – 29 shtator numri i turistëve të huaj që kanë mbërritur në Antalya nëpërmjet rrugëve ajrore është 11 milionë e 4 mijë e 809 turistë.

Sipas kësaj në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i turistëve është rritur 28%.

Antalya, këtë vit ka mirëpritur 2 milionë e 416 mijë e 574 turistë të huaj më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Komentet
Top