Rekordi i golave të Messi-Suarez-Neymar

019.jpg

E papërmbajtshme! Vetëm kështu mund të konsiderohet treshja sulmuese e Barcelonës e përbërë nga Messi, Suarez dhe Neymar dhe e ashtuquajtura MSN.

Falë këtyre tre futbollistëve dhe gjenialitetit të Messit, blaugranat janë duke zhvilluar një sezon fantastik dhe të Shtunën në Berlin mund ta kurorëzojnë atë me një tjetër trofe, duke realizuar për herë të dytë në histori tripletën e famshme sic e quajnë spanjollët. MSN vazhdon të vendosë rekorde dhe me tre golat që realizuan në total Messi dhe Neymar në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Athletic Bilbaos kjo treshe u ngjit në kuotën e 120 finalizimeve duke u bërë paketa ofensive me shumë gola të shënuar gjatë gjithë historisë së futbollit.

Deri të Shtunën e kaluar ishte treshja e Realit të Madridit e sezonit 2011-2012 e përbërë nga Ronaldo, Benzema dhe Higuain ajo që kryesonte me 118 gola në total por pas finales së Kupës së Mbretit ky rekord historik i përket të ashtuquajturës MSN-së. Me një ndeshje tjetër për të luajtur deri në përfundim të sezonit tredhëmbëshi Messi-Suarez-Neymar ka ende shanse për ta rritur edhe më shumë këtë shifër. 58 janë golat e realizuar nga 4-herë fituesi i Topit të Artë argjentinasi Leo Messi në këtë sezon, në 38 raste ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë Neymar, ndërsa Suarez përvec asisteve të shumtë që ka dhënë për shokët e skuadrës ka shënuar edhe 24 gola, për një total prej 120 finalizimesh që mbajnë firmën e MSN.

Këtu nuk duhet harruar fakti që uruguiani iu bashkangjit kësaj treshjeje në formacionin e Barcës vetëm në fundit e muajit Tetor pasi ishte i pezulluar nga Fifa për kafshimin që i bëri Giorgio Chielinit në Kupën e Botës, Brazil 2014. Historia tashmë është shkruar por MSN-ja ka edhe një detyrë të fundit për të mbyllur në mënyrë fantastike një sezon të cmendur, t’i japë fitoren Barcelonës në finalen Champions League përballë Juventusit.

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top