Loading...

Renditja më e diskutueshme në histori të futbollit: Nuk përfshihet Ronaldo

a-ti-kallcoj.jpg

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) e ka shpallur Luka Modricin si lojtarin më të mirë në botë për vitin 2018, ndërsa Thibaut Courtois si portierin më të mirë.

Mesfushori kroat mori këtë çmim pas arriti të mbledh 272 pikë, 128 më shumë se Lionel Messi, i cili u rendit në vendin e dytë.

Janë ekspertë të futbollit nga 90 vende që kanë votuar Luka Modricin si lojtarin më të mirë të vitit 2018.

Ylli i Real Madrid e fiton këtë çmim pak kohë pasi mori çmimin e FIFA ‘The Best’, dhe është në mesin e favoritëve për të fituar Topin e Artë.

Pas Modric dhe Messi , renditen Eden Hazard (114 pikë), Kevin de Bruyne (36), Neymar (18), Paul Pogba (14), Christian Eriksen (10), Miralem Pjanic (7), James Rodriguez (7 ) Ronaldo (5), Isco Alarcon (3), Jorginho (3), Kylian Mbappe (3), Ivan Rakitic (3), Philippe Coutinho (2), Toni Kroos (1) dhe Thiago Alcantara (1).

Ajo që habit është pozicioni i Cristiano Ronaldos, i cili nuk renditet as në top 10, ndërsa mbetet në garë për Topin e Artë. Në këtë listë nuk figuron as Antoine Griezmann, ylli i Atletico Madrid, që fitoi Kupën e Botës me Francën.

Komentet
Top