Loading...

Renditja UEFA, Italia siguron parakalimin ndaj Anglisë

093.jpg

Nëse fitorja e Juventusit në mbrëmjen e dështimit të skuadrave angleze nuk ishte vënë dhe aq shumë në dukje, edhe Europa League u konfirmua një sukses për skuadrat italiane që impenjohen në të. Napoli, Lazio dhe Fiorentina bënë detyrën dhe Italia fiton terren në klasifikimin e UEFA-s. Parakalimi i Anglisë për 2016 është i konfirmuar dhe në këtë mënyrë Serie A është më pranë sigurimit të përfaqësimit me skuadrën e 4-t në Champions në kurriz të Premier League.

Bilanci i javës në Europë është pozitiv për futbollin e përtej Adriatikut pavarësisht disfatës së Romës në Bjellorusi. Katër fitoret në kompeticionet kontinentale i kanë lejuar Italisë të rikuperojë 0.583 pikë ndaj Premier Leagues dhe në projeksionin që bëhet sipas rregullave të UEFA-s është e sigurt se me çertifikimin e rezultateve të sezoneve të fundit, Italia do të parakalojë Anglinë dhe për këtë arsye është e rëndësishme që skuadrat italiane të mos i snobojnë kompeticionet kontinentale pasi shumë shpejt mund të përfaqësohen me më shumë skuadra si në Champions dhe në Europa League.

Komentet

Leave a Reply

Top