Reshjet e borës në Tetovë, probleme për banorët e malësisë – VIDEO

27973468_1808457732498705_2418154925700116474_n.jpg

Reshjet e borës kanë vështirësuar lëvizjen në fshatrat e Malësisë së Tetovës. Intervenimi i autoriteteve kompetente sipas banorëve të këtyre fshatrave nuk ishte i pamjaftueshëm, ngase janë pastruar vetëm rrugët kryesore, por jo dhe të tjerat. Situata më alarmante paraqitet në Shipkovicë dhe Brodec.

Pas alarmit të djeshëm nga banorët e malësisë së Sharrit se rrugët në disa fshatra janë të bllokuara, të njëjtat, sot rezultojnë të jenë të kalueshme por, me vështirësi në disa vende. Rekomandohen pajisjet dimërore zinxhirët dhe gomat e dimrit, ndërkohë që, për pasojë të reshjeve të mëdha të borës gjatë natës së mbrëmshme fshati Shipkovicë dhe një pjesë e fshatit Brodec, poashtu, edhe një numër i madh i fshatrave në Pollog, rezultojnë pa energji elektrike.

Banorët kërkojnë që gjatë pastrimit të dëborës të hidhet më shumë krip, sepse gjatë natës me uljen e temperaturave dhe paraqitjes së ngricave, gjatë lëvizjes jeta e banorëve vihet në rrezik.

“Kripë jo, siç e shihni vetë, jo. Kërkojmë prej komunës të hedhin kripë dhe ta pastrojnë rrugën si duhet”.

“Jo jo vetëm kryesoren e pastruan. Duhet të pastrohen rrugët asgjë tjetër nuk duam”.

“Jo kripë nuk kan hedh. Si nuk kemi pengesa e shifni vet. Rymë një kohë nuk patëm po erdhi – ankohen banorët.

Nga komuna e Tetovës thekojnë se kripë do hidhet gjatë ditës së sotme, ndërkohë që paralajmërojnë edhe pastrimin e rrugëve dytësore.

Deri më tani është shpenzuar 100 ton kripë që nuk është pak, por normalisht aty ku do paraqitet nevoja ne …do hedhim edhe kripë. Të them drejt mbrëmë prioritet iu janë dhënë rrugëve kryesore dhe normal sot nesër dhe pasnesër do ndërhyhet edhe në këto rrugë dytësore të fshatrave të malësisë por edhe në fshatin Puroj dhe Xhepçisht – tha Armend Fazliu. Zëdhënës i komunës së Tetovës.

Gjatë mbrëmjes për shkak të motit probleme u shfaqën edhe me distribuimin e energjisë elektrike, por kjo sot është tejkaluar, por sipas banorëve ka ndërprerje të shpeshta.

Komentet
Top