Loading...

Restoranti në Afrikën e Jugut zgjidhjet si më i miri në botë

Wolfgat-20-300x200.jpg

Restoranti i vogël në një plazh të Afrikës së Jugut, Wolfgat, ku një menu ditore me 7 pjata kushton vetëm 46 paund (60 dollarë amerikanë) është cilësuar si restoranti më i mirë në botë pë këtë vit.

Çmimi këtij restoranti iu dha në ceremoninë e përvitshme të ndarjes së Çmimeve për Restorantin më të mirë në botë, që këtë vit u zhvillua në Paris.

Restoranti Wolfgat u hap në 2016, në një fshat të vogël peshkatarësh (mbi 130 vjeçar) që ndodhet në bregun perëndimor të Afrikës së Jugut.

Ky restorant ka një staf prej vetëm gjashtë vetash dhe ka një kapacitet prej jo më shumë se 20 vendesh.

Kryekuzhinieri i këtij restoranti, 38-vjeçari, Kobus van der Merwe, i cili filloi ta marrë seriozisht gatimin vetëm 8 vite më parë, kërkon ingredientët e pjatave të tij, përditë në bregun e egër të Atlantikut. Ai është gjithashtu i njohur edhe për bukën dhe gjalpin që bën vetë.

Ai mundohet që secila nga pjatat që ai servir për kilentët e tij të ruajë sa më shumë bazën e saj të origjinës, duke u përpjekur të ndërhyjë në secilin prej produkteve sa më pak të jetë e mundur, duke ruajtur në këtë mënyrë vlerat e tyre.

Pikërisht edhe kjo filozofi ishte ajo që bëri jurinë që ta votonte restorantin Wolfgat si më të mirën në botë për këtë vit.

Gjatë fjalës së tij në ketë ceremony, kryekuzhinieri, tha se nuk ndihej aspak komod që në marrjen e çmimit të ishte vetëm ai, duke thënë se ai nuk është asgjë pa stafin e tij, duke e konsideruar restorantin si beben e tyre të vogël për të cilën kujdesen të gjithë njësoj.

Ai tha gjithashtu se kjo ishte edhe një fitore e madhe për kontinentin e mrekullueshëm afrikan.

Në jurinë që zgjodhi si fitues restorantin më të mirë në botë për 2019, ishte edhe kuzhinieri i famshëm me origjinë shqiptare, Rene Rexhepi, i restorantit “Noma” në Kopenhagen të Danimarkës.

 

      

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media