Loading...

Rifillojnë bisedimet për bashkimin e Qipros

0177.jpg

Liderët politikë të grupeve etnike greke dhe turke në Qipro do të rinisin bisedimet për bashkimin e ishullit të ndërmjetësuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Presidenti Nikos Anastasiades dhe udhëheqësi i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Mustafa Akinci, do të rinisin sot procesin e bisedimeve, të cilat u ndërprenë vitin e shkuar. Bisedimet që do të mbahen në zonën neutrale të Nikozisë u njoftuan pas një takimi ndërmjetësues nga OKB-ja ditën e hënë.

Kujtojmë që negociatat ngecën tetorin e kaluar, kur pala greke u largua në shenjë proteste pasi një anije turke filloi kërkimet për gaz natyror në brigjet jugore të ishullit.

Sipas OKB, nga konflikti mes dy grupeve etnike bëri që nga veriu i ishullit të dëboheshin rreth 165 mijë qipriotë, ndërsa nga jugu rreth 45 mijë qipriotë turq. Kompensimi i banorëve për pronat e humbura mbetet një nga çështjet më të mprehta të bisedimeve.

Komentet

Leave a Reply

Top