Loading...

Rihanna ia ndalon presidentit Trump përdorimin e këngëve të saj në mitingje

092717-Music-Rihanna-Donald-Trump-650x358.jpg

Rihanna dhe Axl Rose kanë reaguar kundër përdorimit të këngëve të tyre nga Donald Trump në mitingje.
Rihanna dhe frontmeni i “Guns N’Roses” kanë kritikuar presidentin për përdorimin e këngëve të tyre për qëllime të qarta partiake, shkruan The Guardian, transmeton lajmi.net.

Rihanna dhe Axl Rose janë artistët e fundit që kanë kritikuar Donald Trumpin për përdorimin e paautorizuar të këngëve të tyre në tubimet partiake në prag të zgjedhjeve të afatmesme në SHBA.

Reagimi i këngëtares erdhi pasi Philip Rucker tha se kënga e Rihannës “Don’t Stop Music” u përdor në disa vende ku Trump mbajti tubime partiake.

“Jo për shumë kohë”, ka shkruar Rihanna, duke i përshkruar tubimet e Trump si “tragike”

Të dy artistët i bashkohen listës së gjerë të artistëve që kanë kërkuar që këngët e tyre të mos përdoren në mitingje politike, e i fundit që kishte bërë një reagim të tillë ishte Pharrell Williams.

Komentet
Top