Loading...

Rikthehet Tuna, bashkon forcat me këtë DJ nga Tetova -FOTO

nik.jpg

Altuna Sejdiu e njohur si Tuna, këngëtare nga Maqedonia e cila gjatë karijerës së saj artistike ka kënduar në disa gjuhë të ndryshme. Këndimin e ka nisur në moshë shumë të re duke marrë pjesë në festivale të ndryshme, ajo gjithmonë është cilësuar si këngëtare me vlera e cila njëkohësisht në një mënyre gjithmonë arrinte të ishte pjesë e të gjitha mediumeve javë për jave, qoftë për ndonjë skandal apo për ndonjë projekt të ri e të cilët duhet thënë se ishin të shpeshtë

Pas gjithë këtij suksesi edhe projekteve të shumta, Tuna vendosi të shkëputet nga bota e muzikës për një kohë të gjatë për arsye se ajo tani më është bërë nënë e një fëmije.

Mirëpo, burimet e portalit ShqipMedia konfirmojnë se këngëtarja tani më ka vendosur të rikthehet në industrinë e muzikës më e fortë se kurrë duke i bashkuar forcat me një ndër DJ më të mirë shqiptar në Maqedoni i cili është aktiv tani më 10 vite, i njohur si Dj Nikk.

Dj Official i Tunës, Fisnik Zejnullai (Dj Nikk) i kontaktuar nga gazetarët tonë, është shprehur kështu:

“Ndjehem jashtëzakonisht i lumtur që do e kem mundësinë të bashkëpunoj me një këngëtare si Tuna, duke pasur parasysh se sa shumë është rritur konkurenca kohës së fundit në industrinë e muzikës, jam i bindur se bashkë me Tunën do të arrijmë do tejkalojmë çdo pengesë edhe do ja dalim, shqiptarët gjithmonë kanë ditur të vlerësojnë muzikën e mirë kurse Tuna edhe unë atë do ta servojmë.” – Dj Nikk

Për gjithë ata që presin me pa durim të ndëgjojnë këngë të reja nga Tuna, mos kini merak për arsye se ajo aktualisht është duke punuar me producentin Darko Dimitrov edhe shumë shpejtë do e publikojë një album, bëhet e ditur se këngët nuk do të jenë në stilin siç jemi mësuar ta shofim atë edhe se do të publikohen në fund të këtij muaji./ShqipMedia

 

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media