Loading...

Risitë freskuese në tregun gastronomik të Tetovës

ahengu-mislim.jpg

Nga Mislim Zendeli

Trevat tona në Pollog e gjithandej viseve ku kanë jetuar e jetojnë shqiptarët ndër shekuj, njihen në mbarë botën për mikpritjen si ndijesi fisnikërie e cilësi bujarie. Tetova me rrethinë përgjatë shekujve ka zhvilluar zeje, zanate dhe arartizanate pra duke u shqur edhe për kulinarinë e gastronominë, gjithësesi.
Kështu me dekada kjo qendër qytetëruese ka bërë emër në aftësitë menaxhuese veçmas në fushën e gastronomisë duke e përcjellë atë brez pas brezi. Sukseset e zanatëçinjve e afaristëve tetovarë në këtë sferë të ndërmarrësisë janë të dukshme e të pranishme fillimisht në harkun kohor para luftës së parë botërore në hapësirat e Rumanisë apo Vllajagës siç njhej atëherë dhe më pas në tërë territoret e ish Jugosllavisë dhe më gjerë nëpër Evropë si Çekosllovakinë e atëhershme, etj.
Me kalimin e kohës kur njerëzit tanë të këtrj kufirit duke pasur lehtësi për lëvizje të lirë hallet jetësore i çonin gjithandej, u shpërndanë nëpër botë. Kështu tani në kohët e fundit mjafton të përmendet emri i Rene Rexhepit, mjeshtria e tij me nam dhe restorantet që i menaxhonte ai vetë për vite me radhë mbanin vendet e para në ranglistën gastronomike botërore.
Tetova është qyteti me zhvillim të dukshëm në çdo fushë. Është qyteti me universitete dhe disa shkolla të mesme profesionale. Në rastin tone do vëmë theksin te shkolla e mesme e drejtimit hoteleri-turizmit, e cila dekada me radhë, ka përgatitur dhe aftësuar kuadro profesionistë të vertetë. Këto kuadra kanë dëshmuar aftësitë afariste e menaxhuese nga branshet e shërbimit restorantor, të kuzhinës, të pastiçerisë e furëtarisë etj. Tetova po zgjerohet gjithandej.
Kapitali me investime ai i brendshëm e veçmas ai i njerëzve që po rikthehen në vendlindje po ‘çetë’ krye edhe në sferën e gastronomisë. Valës së hapjes apo nisjes nga puna të restoranteve në rrethinat e qytetit, ky fillimvit Tetovën e ‘stolisi’ apo më mirë të themi Tetova u begatua edhe me një objekt restorantor, një risi kjo që është perlë e tregut gastronomik. Fjalën e kemi për zinxhirin e njohur tiranas “Mulliri vjeter”. Ky zinxhir hapi lokalin e parë jashtë Republikës së Shqipërisë, në Tetovë dhe atë në një vendndodhje mjaft të përshtatshme turistike, në afërsi të monumenteve me nam e emër shumë të njohur tanimë, afër Xhamisë së Abdurrahman Pashës e Hamamit.
Nërkaq, zinxhiri “M house” tanimë i njohur i fudbollistit tetovar me elemente të një maniri e avazi skandinav vazhdoi afarizmin e tij me objekt të ri në qender të qytetit. Ky zinxhir shquhet me ofertë ca më ndryshe nga ajo e zakonshmja dhe e njohura ndër ne. Te zinxiri ” Mullirit…” si risi na paraqitet oferta me paketë furrëtarie që në këtë sferë nuk është parë e praktikuar, e këtillë, më parë në tregun tetovar.
Sipas fjalëve të menaxherëve që kanë fituar Franchise-ën (Besueshmërinë) e “Mullirit të vjetër” hapja e një objekti të tillë tanimë të njohur në tregun shqiptar ka qenë kërkesë, mbase edhe nevojë edhe për ne këndej. Kërkesë e nevojë për ne që njihemi e që ia kemi anën si shijues dhe dashamirë të qejfit të kafesë në qytetin me traditë që nga kohërat e lashta. Ne do mundohemi të jemi sa më pranë konsumatorit si me çmime të arsyeshme e me cilësi të lartë të produkteve, ashtu dhe me shërbime cilësore, thonë te “Mulliri vjeter”. Duhet të theksojmë se produktet që ofrojmë ne në objektin e porsahapur të ritransformuar e të përshtatur, janë të veçanta e jo gjithmonë të njohura. Produktet si ‘muffin’, biskota apo sanduiçe janë prodhime që shiten të freskëta. Punishtja jonë e pastiçerisë dhe gardmonzherisë punon çdo natë për të ofruar prodhime të freskëta për mëngjes dhe për çdo kohë.
Pa dyshim se konsumatori gastronomik konsumon shumë kafe andaj lirsht mund të themi se thelbin e produktit-mallit tonë e përbën kafeja e cila te ne përgatitet nga kokrrat e kafesë nga llojet më të njohura si ‘liberika’ e ‘arabika’, të cilësisë së mirë e përzier dhe e pjekur nga teknologë të njohur dhe kjo është emblema e suksesit tonë. Gjithënjë sipas menaxhuesëve të këtij objekti të hapur rishtas, po kulmon me ëndje tradicionalja, mënyra e përgatitjes së kafesë me xhezve që njihet si mënyra A la turque (alla turka). Kjo mënyrë e zierjes së kafesë të josh e të shijon duke e bërë pirjen e kafesë si një ritual siç bëhej në kohërat e mëhershme që ngadonjëherë na kujton mallin për të shkuarën e largët. Kjo, pra është një përparësi konkurruese për këtë zinxhir të kafe-pastiçerive moderne.
Objektivi i ekipit menaxhues është e do të jetë gjithmonë, thonë ata, i mbështetur dhe i varur nga cilësia, i mbështetur mbi bashkëpunimin, mbi respektin për punën e gjithsecilit, mbi krijimin e ambientit të përsosur ku gjithsecili do të gjejë të bashkuar cilësinë me qetësinë, ku gjithëkush do të ndjehet se është pjesë aktive e një vendi ku takon vetëm miq dhe ku merr me shumicë ngrohtësi e dashuri njerëzore. “Mulliri vjetër” të vjetër e të tillë e ka vetëm emërtimin se ‘qejfet’ e shërbimet janë ‘të reja’ moderne e bashkëkohore. Kur futesh brenda si klient, hyn dhe saora kupton se aty ke të bësh me një “mulli rinie”. Aty gjithçka është e re duke fillluar nga të reja e të rinjtë e shërbimit që shkëlqejnë për nga qëndrimi, pamja me veshje, buzëqeshja e zhdërvjelltësia, etj. Ndërkaq klientët dhe ‘ zhurma e tyre e heshtur a e zëshme’ e tyre tok me aromën e kafesë së sapopjekur që të gudulis në hund, harmonia e ngjyrave, shkëlqimi i dritës, orenditë, paisjet, filxhanët etj. janë tërësia që të thërret e të grishë: Eja sërish, ejani prapë!…
Ndërkohë që brendi “Mulliri vjetër” tanimë i ri për tetovarët po “ngjitet” në kompozicionin e tregut të begatë tetovar, kafene-pastiçeria M house po ndërton një zinxhir dhe një brend të vet tani për tani vetëm në tregun lokal gastronomic. I nxitur nga suksesi me dy lokalet e njohura të M house-it pronari-menaxher sportisti me famë, sjell nga Danimarka zëra të ri nga segmenti gastronomik të panjohur për ne. Synimi i pronarit është që në të ardhmen të vazhdojë të befasoj klientët e vet me novitete nga më të ndryshmet ndërkaq ai thotë duke shtuar se vëmendje të veçantë i kushton stafit të cilit i ofron trajnime, kurse dhe “ fisnikërim” me dije të reja me të vetmin qëllim që vetëdijësohen për të vlerësuar mbretin e biznesit-konsumatorin, klientin sit ë atillë.
Lokalet e M House-it u mirëpritën nga ‘bohemët’ dashamirë e degustuesit e kafesë me aromë thekëse ‘ illy kafesë’, lëngjeve të freskta të cilat simbolizojnë thelbin e ofertës në këto lokale. Lokali i ri vjen me një enterier të veçantë, në një mjedis të pershtatshëm për këtë biznes. Afërsia e qëndrës, mundësia e parkingut, ambienti i ngrohtë, mirëpritja me buzëqeshje e stafit janë vetëm disa avantazhe që e bëjnë këtë lokal ndër më të preferuarit nga të rinjtë që ç’është e vërteta përbëjnë shumicën e kërkesës së këtij brendi. Lëngjet nga frutat e freskëta me shije të komponuar sipas dëshirës madje të konsumatorit dhe espressos të kafesë ”Illy”, siç u tha më lartë, tok me pastat me asortimente të larëmishme, lënë mbresë te vizitorët e shumtë, ndërkaq në anën tjetër, sanduiçet dhe asortimentet furrëtare mes tjerash edhe e bukëve të llojllojshme me miell bio e pa additive, të përgatitura nga profesionist danez me mjaftë përvojë doemos se janë pjesë e strategjisë afariste. Se këto dy “casual chic” koncepte janë të reja në tregun gastronomik tetovar mund të vërtetojë gjithsecili që frekuenton këto dy objekte që gjenden në vendndodhje të rrugëve të njohura të Tetovës.
Klientela tetovare është e kënaqur nga hapja e këtyre dy lokaleve pasiqë sipas tyre kjo paraqet kthesë rënjësore në ofertën gastronomike dhe se Tetova përsëri rrikthen sukseset në këtë fushë të aktivitetit ekonomik përmes të cilit nga njëra anë krijohen vende të reja pune kurse nga ana tjetër plotësohen kërkesat e konsumatorit gastronomik i cili tanimë njeh risitë, cilësinë, shërbimin dhe shumë çka nga kjo fushveprimtarie. Kjo nuk do të thotë se janë ‘shterur’ shtigjet e rrugët e suksesit te të rinjtë tetovarë për sjelljen e noviteteve të tjera në këtë treg mjaft joshës për afarizmin e gjithëmbarshëm.
Nëse duam të zhvillojmë traditën e kulinarisë, duhet të përpiqemi fort që ta kthejmë atë në një instrument zhvillimi duke ndihmuar një bashkësi që të nxjerrë më të mirën e vet, dhe të japë më shumë produkte karakteristike të zonës së saj. jo vetëm ka nevojë t’i përqafojë këto modele, por t’i bëjë pjesë të politikave të aftësimit profesional. S do mend se profesinalizmi kërkon shkollim të mirfillt parasegjithash atë të mesëm profesional duke krijuar kësisoj burimet më të rëndësishme të bizneseve nga fusha e hoteleri turizmit – njerëzit të cilët me dijet e veta fusin në proces burimet fizike, finansiare dhe ato informative.

Komentet
Top