Loading...

River Plate dhe Boca Juniors refuzojnë ta luajnë finalen në Bernabeu

rrrrrrr-2-650x358.jpg

Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut ka vendosur që finalja e Copa Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors së luhet më 9 dhjetor në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’ në Madrid.

Vendimi i CONMEBOL që ndeshja finale e Copa Libertadores të luhet në ‘Santiago Bernabeu’, ka shkaktuar rrëmujë të madhe në futboll.

“Është një nga qytetet më të sigurta në botë dhe ka lidhje aviacioni me gjithë botën. Madridi është qytet me traditë në futboll”, ka deklaruar Alejandro Dominguez, presidenti i CONMEBOL, derisa sqaronte arsyet e përzgjedhjes së ‘Santiago Bernabeut për të pritur këtë finale.

Kundër këtij vendimi kanë reaguar të dy ekipet finaliste, River Plate dhe Boca Juniors, që kanë refuzuar që finalen ta zhvillojnë në Bernabeu.

River Plate ka njoftuar se do të apelojë sanksionin ekonomik të vendosur ndaj tyre, e po ashtu edhe ndryshimin e vendit për zhvillimin e finales.

Skuadra e River Plate ndjehet e gatshme të organizojë finalen, dhe kërkon që finalja të luhet në stadiumin e tyre siç është paraparë.

Ndaj vendimit CONMEBOL ka reaguar edhe Boca Juniors. Kjo skuadër ka kërkuar që të zbatohen rregullat mbi organizimin e Copa Libertadores, duke kërkuar titullin në tavolinë, e duke refuzuar që ndeshjen e kthimit ta luajnë në Madrid.

Ndeshja e parë mes Boca Juniors dhe River Plate ka përfunduar barazim 2:2.

Komentet
Top