Loading...

Roboti ndërpret fjalimin e ministrit turk: Fol ngadalë, nuk po të kuptoj! (VIDEO)

645x450-robot-interrupts-communications-ministers-speech-1517923856561-1.jpg

Një robot, rreth 93 centimetra i gjatë dhe i programuar me inteligjencë artificiale, ka ndërprerë sot në mënyrë të përsëritur fjalimin e një ministri turk në Ankara, duke bërë që personat e autorizuar ta fiknin dhe ta largonin nga salla.

“Flisni ngadalë, nuk e kuptoj se çfarë po thoni”, është dëgjuar të thotë roboti “Sanbot”, ndërkohë që ministri i Komunikimit, Ahmet Arslan ka qenë duke mbajtur një fjalim mbi sigurinë në internet.

Fillimisht, ministri ka qeshur lidhur me ndërhyrjen e robotit, por makineria me inteligjencë artificiale ka vazhduar të flasë.

“Për çfarë po flisni?”, vazhdoi t’i thoshte ministrit roboti “Sanbot”.“Mendoj se dikush duhet të marrë nën kontroll robotin. Ju lutem, bëni atë që është e nevojshme”, tha ministri turk, Arslan, pas ndërhyrjes së vazhdueshme të robotit, gjatë fjalimit të tij.

“Roboti është fikur nga ndihmësit dhe larguar nga salla pas ndërhyrjeve të herëpashershme gjatë fjalimit të ministrit”, njoftoi televizioni turk Haberturk.

Komentet
Top